Kah po shkon kjo rini?

Rinia konsiderohet si pjesa më e ndritur e shoqërisë së një vendi. Të rinjtë në Kosovë ndër vite kanë treguar ,forcën e tyre për të tërhequr mekanizmin e përparimit. Vlen të përmendim organizmet e ndryshme studentore, si në periudhen e para luftës dhe pas, ku të rinjë me pankartat e tyrë vazhdimisht kanë shprehur shqetësime të ndryshmë deri në përmbushjen e kërkesave dhe të drejtës së tyre. Pra, revulucioni i të rinjve për ndryshim është faktor i rëndësishëm që ka lënë gjurmë gjatë gjithë zhvillimit të historisë.

Por sot me çfarë ballafaqohen këta të rinj? Ata vazhmisht vuajnë çmimin më të lartë të një shoqërie, atë të”papunësisë”. Kjo gjendje madje po ndikon dhe në anën psikologjike të tyre. Po të bësh një vëzhgim rrugëve të qyteteve, sytë e një njeriu nuk do të shohin tjetër, përveç të rinj të dërrmuar, të mërzitur, dukë mbushur kafenetë e duke kaluar kohën kot, shtyjnë ditën monotonisht me një kafe përpara. Po të shikosh aspektin e shkollimit, fare nuk ju mungon, pasi secili prej tyre posedon një diploma, ca me dije nga “dera e majtë” e ca nga dera e djathtë”, madje për marrje diplomash, supozoj që bëjmë pjesë te vendet e para në Europë. Këto nuk janë shenja të tjera, përveç shenja të një vendi me një varfëri të skajshme.

Gjithashtu ,nuk mund të mos përmend dhe rastin e një mikut tim, student i dalluar dhe i diplomuar që gjashtë vite, ku si pasojë e një dështimi të vazhdueshëm të egër politik, ka lënë anash rininë dhe jetën e tij, kujdeset e ruan çdo ditë lopët, për të siguruar ekzistencën familjare. Puna e tij vërtet është nder, sepse ai nuk di të vjedh atë që s’e ka mbjellë e s’e ka korrur.

Niveli i rritjes së papunësisë, po ashtu shkakton dhe çrregullime të ndryshme të gjendjes emocionale të individit. Ndonjëherë të lënë përshtypjen sikur humbasin dëshirën për të jetuar realitetin jetësor. Stresi i vazhdueshëm, dorëzimi, demoralizimi, mungesa e faktorëve motivues, pritjet e gjata, shkaktojnë ankth dhe gjendje depresive, kështu rrisin dhe nxisin në nivel akoma me të lartë dhe sëmundjet e tjera. Po ashtu gjendja ekonomike e një vendi ka dhe ndikim social. Mungesa e mjeteve financiare prek dhe vlerat kulturore të një komuniteti. Në një vend ku nuk ështe e zhvilluar kultura, shëndetësia, niveli i arsimimit, padyshim nuk mund të ketë rini të shëndoshë e as të ardhme të mirë.

Prandaj ky vend ka nevojë për ndryshim rrënjësor. Këtë revolucion mund ta bëjnë askush tjetër, përveç rinia e këtij vendi.

Autorja është e diplomuar në Gazetari dhe Psikologji.

Lajme të ngjashme

Back to top button