Zaev: Do ndërtojmë shtet të fuqishëm multietnik

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë debatit të djeshëm në kampin e opozitës para qeverisë ka thënë se do të vazhdojë t’i ruaj si vlerë e rëndësishme marrëdhëniet ndëretnike.

“A ju kujtohet kur Gruevski thoshte më jepni 62 deputetë që të mos kem më nevojë për shqiptarët. Ky ishte kulminacioni i cili që kishte nxitje plotësuese, që sot na ndihmon në më shumkë vendosmëri. ‘Bombat’ nuk zbardhin vetëm atë se sa puteti është i korruptuar, sa është nacionalistik, dhe se Gruevski u bë më i madh se Aleksandri i Madh, por ata na e ngritën ndjenjën që nuk duhet ta humbim, e ajo është se jetojmë në një vend multietnik që mund të jetë një pasuri e madhe për neve”, tha Zaevi.

Ai tha se LSDM duhet të punojë edhe më shumë që të dëshmohet se është një parti multietnike, pasi këtu ka anëtarë edhe maqedonas, edhe shqiptarë, edhe turq, boshnjak etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button