Mot me diell dhe vranësira mesatare

­ Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë të matur, ndërsa përgjatë vardarir do të jetë e përforcuar nga drejtimi verior. Pasdite vranësirat do të shtohen dhe do të ketë kushte pë reshje lokale të shiut, posaçërisht në pjesët veriore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 15, ndërsa e ditës prej 19 deri 26 gradë Celsius.

Në Shkup e rrethinë moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, përkohësisht të përforcuar nga drejtimi verior. pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 12 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 23 gradë. UV indeksi do të jetë 7.

Të shtunën do të fryejë erë mesatare, kohë pas kohe e prëforcuar nga drejtimi verior, ndërsa në orët e paradites ende vende­vende do të ketë kushte për reshje të përkohshme. Gjatë ditës, të shtunën do të ketë pakësim të vranësirave. Temperatura e ditës do të lëvizë ndërmjet 21 dhe 28 gradë. Më pas në ditët në vijim, në orët e pasdites do të ketë reshje lokale të shiut me bubullima, ndërsa temperaturat do të jenë në ngritje të vogël

Lajme të ngjashme

Back to top button