Palestina dorëzon në Hagë dëshmi kundër Izraelit

Autoritetet Palestineze për herë të parë kanë paraqitur prova për krime të luftës nga Izraelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

Siç thuhet, provat janë dorëzuar në përpjekje për të përshpejtuar hetimin e asaj që ka ndodhur gjatë luftës së vitit të kaluar në Rripin e Gazës.

Kjo situatë e sjell Izraelin në një pozitë të vështirë, pasi që duhet të vendosë nëse të bashkëpunojë me Tribunalin, ose ta gjejë veten të izoluar në mesin e një numri të vogël të vendeve që refuzojnë të bashkëpunojnë me hetuesit e këtij Tribunal, raporton Reuters

Izraeli mohon se forcat e saj kanë kryer krime lufte, gjatë luftës verën e kaluar dhe ka akuzuar Hamasin islamik, që kontrollon Gazën se ka kryer krime me rastin e ndezjes së mijëra raketave në qendrat e populluara të Izraelit.

Kryeprokurori i gjykatës në Hagë Fatou Bensouda, ka thënë se shefi i diplomacisë palestineze Riyad al –Maliki ka dorëzuar dosjet mbi konfliktin në Gaza, vendbanimeve izraelite në tokën e pushtuar në të cilën palestinezë t synojnë të krijojnë një shtet të pavarur dhe qëndrimin ndaj të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Lajme të ngjashme

Back to top button