Syzet që përkthejnë japonisht

Syzet që mund të përkthejnë japonishten janë prezantuar në panairin e teknologjisë “Ceatec” në Japoni. Shpikësi i tyre beson se syzet do të dalin në shitje për vizitorët e Lojërave Olimpike në Tokio që do të mbahen në vitin 2020.

“NTT Docomo” ka prezantuar shpikjen e fundit, në të cilën ka të inkorporuar një kamerë dhe njohuri kompjuterike, trasnmeton Indeksonline.

Syzet mund të jenë të dobishme në një vend që etiketat dhe menytë e ushqimit janë zakonisht në gjuhë të huaja.

Teknologjia e njohjes së alfabetit japonez lejon përkthim e menjëhershëm dhe përdoruesit të cilët udhëtojnë jashtë vendit mund t’i lexojnë listat nëpër restorante dhe dokumente të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button