OKB e ka vështirë financimin e refugjatëve sirianë

Kombet e Bashkuara njoftuan se për shkak të vështirësive të financimit nuk mund të përballojnë nevojat e azilantëve dhe refugjatëve sirianë në vende ku ata janë strehuar, raporton Anadolu Agency (AAA)

Në raportin e publikuar nga zyra e OKB-së në Aman rikujtohet se: “Për refugjatët sirianë të cilët për shkak të luftës së brendshme në vendin e tyre janë strehuar në vendet fqinje dhe për plotësimin e nevojave të vendeve që i kanë pranuar ata u krijua ‘Plani i rezistencës dhe refugjatëve rajonal’ (3RP). Por për shkak të vështirësive për financimin e 4 miliardë e 53 milionë dollarë të nevojshëm, është bërë e mundur plotësimi i vetëm e 23 përqind e tyre që është e barabartë me 1 miliardë e 6 milionë dollarë”.

Në raport gjithashtu paralajmërohet se “për shkak të mungesës së financimeve janë ulur ndihmat për 1 milionë e 600 mijë refugjatë sirianë, 750 mijë sirianë nuk mund të shkojnë në shkollë, nuk është ofruar shërbimi i nevojshëm shëndetësor ndaj refugjatëve sirianë dhe se 70 mijë gra shtatzëna siriane mbartin një rrezik të lindjes së pasigurtë”.

Në raportin ku theksohet se “Në rast të mos mbështetjes institucioneve partnerë të 3RP, nuk është ofruar ndihma monetare për 130 mijë refugjatë sirianë” paralajmërohet se “në dimrin e ardhshëm 1 milionë e 700 mijë refugjatë sirianë do të përballen me nevojat për gaz, strehim, veshje dhe batanije”.

Në raportin ku bëhet thirrje për “ndarjen e barrës së vendeve që presin refugjatët sirianë” theksohet se “në rast se nuk do të kryhen ndihmat e nevojshme, refugjatët sirianë do të harrohen dhe vendet që strehojnë refugjatë sirianë do të vazhdojnë të kenë probleme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button