Avioni Turkish Airlines bën një ulje të detyruar në Kopenhagen

Avioni i Turkish Airlines i linjës Stamboll-New York kreu një ulje të detyruar në kryeqytetin e Danimarkës në Kopenhagen pasi poshtë një kolltuku në pjesën e kabinës u gjet një aparat fotografik, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra në avionin me 292 pasagjerë në bord të kompanisë ajrore Turkish Airlines i cili ishte duke fluturuar nga Stambolli për në New York poshtë një kolltuku në pjesën e kabinës u gjet një aparat fotografik. Piloti kapiten me qëllim të masave kaloi në kontakt me kullën për ulje në Kopenhagen. Pas marrjes së lejeve të nevojshme avioni u ul në Kopenhagen në orën 16.40.

Pas uljes së detyruar përreth avionit u morën masa sigurie si dhe udhëtarët u dërguan në terminal, ku më pas janë kryer edhe kontrollet në përputhje me procedurat.

Lajme të ngjashme

Back to top button