Thaçi: ‘Specialen’ ta votojmë ne, më mirë se Rusia

I pyetur se si dallojnë në dialog Vuciq me Daciqin, Thaçi tha se institucionet serbe e dinë që Kosova është sovrane dhe se vendimet i marrim si shtet.

Ai shprehu optimizmn e tij për arritjen e marrveshjeve ditën e hëne, kur edhe do të jetë takimi i radhës.
“Unë shpresoj që jemi afër dhe të hënën do të realizohen shumica e marrëveshjeve”, tha Thaçi.
Për opinion kosovar e botërorë janë të njohura deklaratat e palës Serbe.
Ai gjithashtu ka thënë se është bërë progres edhe në aspektin e “Parkut të Paqes”.

“Sa i përket parkut të paqes, ka lëvizje përpara. Duhet kuptuar se tash kemi Mitrovicën Veriore, e cila ka bërë zgjedhje të lira dhe disa vendime nga komuna ne duhet t’i respektojmë. Por ne do të punojmë për lëvizjen e lirë të njerëzve për vetura dhe mallra. Për këtë çështje nuk pyetet Ivica Daciq, por institucionet komunale dhe qeveritare të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi po ashtu, foli edhe për të arriturat e Kosovës, duke thënë se janë 111 shtete që e njohin pamvarsinë.
Por, zëvendëskryeministri i Kosovës ka fol edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën tha se duhet ta votojmë, pasi që kjo do të ishte në të mirë të Kosovës, me cka kish me u largu edhe legjenda e zezë për vendin tonë.
“Kemi një re të zezë, apo një legjendë të krijuar gna kundërshtarët e pavarsisë së Kosovës. Këtë legjendë duhet ta kalojmë. Këtë pretendim për të dëmtuar imazhin e Kosovës, mund ta tejkalojmë bashkarisht si politikë, si institucione dhe si qytetarë. Ne kemi vendosur që duke respektuar partneritetin e ngusht me BE-në e SHBA-në që ta themelojmë këtë Gjykatë, dhe jamë i sigurt se Kosova do të dal faqe bardhë dhe do të hap një rrugë për tu integruar në NATO dhe në Bashkimin Europian. Besoj plotësisht në një proces të transparencës. Dua të besoj se do të rrëzohen këto shpifje kundër Kosovës dhe luftëtarëve të lirisë dhe Kuvendi i Kosovës besoj se do të marr vendimin që e kanë zgjedh institucionet e Kosovës”, tha ai.

Por, ish-Kryeministri tha se po të mos votohet nesër në Kuvend, atëherë i hapet rruga Rusisë.
“Është në interesim tonë që ne ta themelojmë vet, pa asnjë frikë e asnjë mëdyshje që ti japim fuqi e kredibilitet. Cka nëse Kuvendi i Kosovës nëse nuk e miraton. Atëherë hapet rruga e një rezolute të re nga Rusia, që në vend se të mbyllet për tri, katër apo pesë vite, atëherë ajo do të zgjash për 15 vite. Kjo sepse dikush do që Kosovën ta paraqes si shtet të dështuar”, tha Thaçi.

Thaçi po ashtu tha se kam besim që njerëzit do të reflektojnë dhe do të votojnë për interes të Kosovës e jo në baze të gjendjes emocionale.

Ai i quajti jo serioz organizatorët e protestës së nesërme për këtë,duke thënë se dikush është i bindur se duhet të protestohet ndërsa dikush tjetër aktron se është kundër por në të vërtet është pro.

Ai në fund tha se “Unë flas me optimizëm se do të kaloj dhe ftoj deputet që të votojnë”./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button