Demiraj: Humbëm xhenierin më të mirë, humbëm njeriun që vetëm qeshte

“Ibrahimi, për ata që nuk e njohin ishte një specialist shumë i mirë, nga më të mirët si specialist xhenioje në ushtri, që bënte shumë shaka”, kështu shkruan për Ibrahim Bashën, personi që e njihte mirë atë, Kolonel Dritan Demiraj, një tjetër personalitet i Ushtrisë Shqiptare.

Koloneli, i bashkohet hidhërimit të humbjes së efektivit të RENEA-s Basha.

Në statusin e tij në Facebok, Demiraj për të ndjerin Ibrahim Basha shprehet se ai ka qenë ndër ekspertët më të mirë të xhenios, si dhe njeri i cili bënte shumë shaka. 

POSTIMI I PLOTË I KOLONEL DRITAN DEMIRAJ

Të nderuar miq!

Sot mora me hidhërim të Madh lajmin e vdekjes së kolegut tonë Dëshmorit Ibrahim Basha.

I pavdekshëm dhe i pa harruar qoftë kujtimi i Tij.

(Dhe kjo për arsye se jam me një vizitë në SHBA)
Ibrahimi për ata që nuk e njohin ishte një specialist shumë i mirë(nga më të mirët si specialist xhenioje në ushtri), që bënte shumë shaka, ishte shumë punëtorë dhe kurr nuk u trëmbej dtyrave dhe misioneve të vështira.

Shkëlqeu në Afganistan në dy turne luftimi dhe në të tjerat para tyre.

Padyshim etalon i specialit BOS.
Vjet ashtu si shumë djemë të tjerë ju bashkua njësisë elite të policisë RENEA për pagë më të mirë.
Fatkeqesisht u vra në një mision që sduhet të kishte përfunduar ashtu.
BOS-i, RENEA, familja e tij, ne miqtë, shokët dhe vëllezërit e Tij, humbëm një koleg, djalë, Vëlla që sdo ta harrojmë kurrë.
I pavdekshëm qofsh Ibrahim Vella.
I uroj shërim sa më shpejtë shokut Tim të ngushtë, bashkësportistit Jetmir Isait dhe kolegut tjetër dhe hakmarrja mbi ata të cilët bënë këtë krim të tmerrshëm u ndëshkoftë sa më parë. DD.

Ibrahim Basha

Lajme të ngjashme

Back to top button