Vuçiq: Dinjitetin dhe arkën e Serbisë do t’i mbaj si molla

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciq, u paraqit sonte në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku midis shumë temave që e preokupojnë vendin e tij, përmendi edhe dialogun e Brukselit, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se në raundin e fundit u bisedua vetëm për bashkësinë e komunave serbe. Ndërsa tha se biseda për energjetikën u ndërpre në momentin kur ai i tha delegacionit nga Prishtina, se nuk don të dëgjojë asnjë fjalë për marrjen e pronës në të cilën kanë investuar qytetarët e Serbisë.

Sipas tij, pala kosovare ka gënjyer kur ka thënë se është biseduar për urën mbi Ibër dhe për telekomunikacionin.

Duke u ndarë gazetarëve molla, ai u zotua se do t’i mbajë shëndosha si mollat edhe dinjitetin dhe arkën e popullit serb.

Lajme të ngjashme

Back to top button