Këshilla të dobishme: Çfarë të hash e çfarë të pish gjatë Ramazanit (VIDEO)

Normalisht se agjërimi gjatë ditëve të verës shoqërohët me vështirësinë e mungesës së ujit. Për këtë shkak shumica e agjëruesve praktikojnë pirjen e një sasie të madhe të ujit në syfyr, por kjo nuk është zgjidhja më e mirë. Në videon e bashkangjitur jepen disa këshilla të dobishme, edhe atë: Rekomandohet konsumimi i perimeve dhe frutave të freskëta gjatë natës dhe syfyrit, sepse përmbajnë sasi të ujit, ndërsa gjithashtu dhe qumështi që qëndron gjatë kohë në zorrë dhe pakëson etjen e urinë gjatë ditës. Ndërsa preferohet largim nga ushqimet e kripura dhe atyre me erëza, lëngjet e fabrikuara dhe pijet me gaz.

Gjatë Ramazanit duhet siguruar shumëllojshmërinë e ushqimeve. Gjatë muajit të agjërimit nevoitet përpjekje që sa më shumë të konsumohen ushqime të shëndetshme të përmendura në Kur’an, si: ullinj, qepë, fiq, hurma, rrush dhe bishtaja. Drithërat janë poashtu të dobishme në çlirimin e ngadalshëm të energjisë. Ndërkohë duhet të shmangen ushqimet e përpunuara shumë, ushqimet me shumë yndyrë, kafeina etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button