Mustafi si zëvendësues i Ramosit

Real Madrid dhe Sergio Ramos po shkojnë drejt ndarjes, pasi spanjolli nuk është i kënaqur me trajtimin që po ia bëjnë drejtuesit e skuadrës.

AS shkruan se drejtuesit e Realit tashmë po kërkojnë zëvendësuesin e Ramosit dhe një nga ta është edhe mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi.

Mustafi ka pasur një edicion fantastik me Valencian dhe Gjermaninë, me të cilën edhe u shpall kampione e botës në vitin 2014.

Përveç Mustafit, Reali po kërkon edhe shokun e tij Nicolas Otamendi, Laurent Koscielny dhe Leonardo Bonuccin.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button