SHBA, autobusi përplaset me kamionin, 8 të vdekur

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar gjatë së mërkurës në shtetin e Tennessee në SHBA. Një autobus është përplasur me një kamion dhe më pas edhe me një automjet tjetër, për pasojë 8 persona kanë humbur jetën, nga të cilët 6 ishin pasagjerë në autobus. 

Në aksident mbetën të plagosur edhe 14 persona, nga të cilët disa në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas aksidentit kamioni u përfshi menjëherë nga flakët. 

Shkak i këtij aksidenti të rëndë dyshohet të ketë qenë një shpërthim në njërën prej gomave të autobusit.(BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button