Organizatat e luftës protestojnë nesër para Kuvendit

Tri organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër do të protestojnë prej orës 9:30 të mëngjesit në sheshin Skënderbeu për kundërshtimin e themelimit të Gjykatës Speciale, që pritet të diskutohet në Kuvend të Kosovës.
Drejtuesit e këtyre organizatave, shprehen të bindur se deputetët nuk do të mund të arrijnë ta themelojnë këtë gjykatë e cila thanë se është kërkesë nga Beogradi.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se kanë marrë qëndrim që nesër të mbahet protestë për ta kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale, dhe për t’i dhënë fund të gjitha padrejtësive, të cilat janë bërë në vazhdimësi ndaj luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe luftës së drejt të UÇK-së.

“Ne ju bëjmë thirrje edhe deputetëve si të zgjedhur të popullit që të mos ta votojnë një gjykatë të tillë, e cila është e dëmshme dhe faktikisht për veç që dëmton dhe njollos luftën e UÇK-së, ajo subrimon edhe sovranitetin e vendit dhe të gjithë drejtësinë në vend”, tha Jashari.

Ai deklaron se protesta është thirr që të jetë e qetë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button