Gazeta gjermane: Gruevski shpreson përsëri t’i falsifikojë zgjedhjet

“Kriza në Maqedoni është vetëm njëra nga variantet e asaj që do të ndodh në pjesën tjetër të Evropës, nëse Evropa Perëndimore e humb interesin”, kështu vlerëson autori i tekstit“Evropa Perëndimore dhe pjesa tjetër e Evropës”, Norbert Mapes-Nidik, në javoren “Freitag” dhe vazhdon duke thënë se “në një pjesë të madhe pa u dukur në opinion, por edhe tek ata që sjellin vendime në Evropë, në vendin e vogël ballkanik u zhvillua një ‘demokraturë’ autoritare në stilin e  viteve 90-të të shekullit të kaluar. Zgjedhjet mbahen, por falsifikohen. Media ka, por ata janë nën presion. Gjyqësori formalisht i ndjek standardet evropiane, por de fakto e dëgjon partinë e VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrin Nikolla Gruevski. Madje me disa akuza për spiunim krijohen edhe të burgosur politik” thotë autori gjerman në tekstin e tij të përkthyer nga DW.

Autori vazhdon duke thënë se disa ditë më parë komesioneri Johanes Hahn ka njoftuar se është arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve në muajin prill të vitit të ardhshëm, por ai vë dyshimin në atë se çfarë do të ndodh deri atëherë.

“Kryeministri autoritar Gruevski dëshiron të ngelet në funksion deri në zgjedhjet e reja dhe shpreson- ka bazë reale- se me ulje të interesit të Brukselit, do të mund përsëri t’i falsifikoj zgjedhjet. Edhe roli i Brukselit parashikon një të ardhme të kobshme. Komesionari Han, austriak, ka biseduar më një simpati jo të fshehur për qeverinë autoritare në Shkup. Evropa dëshiron paqe atje poshtë. Detajet se si do të arrihet ajo nuk i intereson. Në opinion edhe ashtu po zgjerohet mendimi se Ballkani nuk mund të shpëtohet. Por nëse rajoni paraqet problem, atëherë diktatori është zgjidhje. Në ferr djalli është krijesë pozitive”, vlerëson mes të tjerash, Norbert Mapes-Nidik në tekstin e tij në javoren “Freitag”.

Lajme të ngjashme

Back to top button