Imami i xhamisë së Lazaratit: Të indinjuar nga shpifjet, ISIS është armiku i Islamit

Imami i Xhamisë së Lazaratit Gentian Pollo, u ka bërë thirrje djemve që kërkohen nga policia që të dorëzohen menjëherë. Duke folur për news 24, Imami Pollo ka hedhur poshtë të gjitha insinuatat që kanë bërë disa media në lidhje me besimtarët e fshatit Lazarat.

“Çfarë s’kemi dëgjuar gjithë këto ditë, është shumë e gabuar që të futet feja dhe besimi në këtë çështje. Në Lazarat ka besimtarë të cilët besojnë tek Allahu, janë njerëz që duan familjet, farefisin dhe respektojnë ligjet e shtetit. Ata që bëjnë veprime të tilla janë kundër fesë. Jemi tronditur shumë për ngjarjet e fundit, për vrasjen e vëllait tonë besimtar prej njerëzve që nuk e dimë se çfarë janë ata dhe çfarë duan të tregojnë me këtë. Jam totalisht i indinjuar me disa media që shkruajnë se në

Lazarat por stërviten grupe të ISIS. Në Lazarat ka besimtarë që trajtojnë thirrjen për tek Allahu për tek e vërteta. ISIS është armiku i Islamit, i myslimanëve në radhë të parë pastaj i atyre me të cilët luftojnë. Në Lazarat nuk ka asnjë lloj grupi që stërvitet”, tha Imami i Lazaratit.

Pollo theksoi më pas se “Ne nuk kemi lidhje me ISIS se na kanë pyetur për këto grupe radikale. Ne praktikojmë Islamin e pastër larg këtyre grupacioneve. E dënojmë jashtëzakonisht ngjarjen e djeshme. Ne duam rend, duam qetësi, duam punë. Duam që njerëzit të mendojnë për jetën e tyre për familjen e tyre”, ka theksuar Imami Pollo.

Ai ka folur edhe për prirjet radikale, ekstremiste të personave të shpallur në kërkim nga policia për sulmin ndaj bluve. Pollo tha se i njeh por nuk kanë lidhje me fenë islame.

“I njohim se janë fshatarët tanë. Në të vërtetë e kam thënë edhe diku tjetër. Kam shkuar edhe në polici. Ata janë adoleshentë mund të jenë nën efektin e drogës a ku di unë. Këtu vijnë shumë njerëz. Na përshëndesim, i përshëndesim e pastaj ikin. Duam praktikimin e fesë së pastër. Ndërsa ata që bëjnë vepra të ndaluara, thyejnë rregullat e shtetit ne jemi kundër”, tha Imami i Lazaratit.

Gentian Pollo, ka ngushëlluar familjarët e oficerit të vrarë Ibrahim Basha dhe u ka bërë thirrje myslimanëve që të luten për shpirtin e tij.

“I bëj thirrje besimtarëve të bëjmë një duva për vëllain tonë mysliman Ibrahim Basha, që fatkeqësisht humbi jetën dje këtu në Lazarat. Është një krim i rëndë që dënohet ashpër”.

Por edhe një herë u lutemi mediave  që të ngatërrojnë fenë me krimin”, tha Imami Pollo, i cili deklaroi se para operacionit të policisë në Lazarat ku kultivohej masivisht hashashi, njerëzit në xhami shkonin më pak por që janë shtuar prej një viti./tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Back to top button