E turpshme, BE nuk ua hap dyert 20 mijë emigrantëve, Turqia strehon 2 milionë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Turqinë holandezja, Kati Piri ka cilësuar si “të turpshme” diskutimet mbi atë se si do të ndahen 20 mijë refugjatët mes vendeve të BE-së, kur vetëm në Turqi ka 2 milionë refugjatë sirianë.

Europarlamentarja Piri në lidhje me rendin e ditës i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së në zyrën e saj në Parlament.

Kati Piri në lidhje me sistemin e kuotave të planifikuar për të shpërndarë në mënyrë të drejtë azilantët dhe refugjatët në vendet anëtare të BE-së, ka pohuar se nëse bëhet fjalë se po diskutohet për 20 mijë refugjatë, kjo është për të pasur turp po ta krahasojmë me numrin e atyre që ka pranuar Turqia.

Ajo ka theksuar se jo vetëm Turqia, por edhe Evropa duhet të konsiderohet si fqinje e Sirisë. BE-ja është e detyruar të ndihmojë vendet që ndodhen në kufi me Sirinë, shtoi Piri, transmeton Tesheshi.

Në aplikimet për azil ndaj vendeve të BE-së, Gjermania dhe Suedia janë në krye të listës, ndërsa disa vende të tjera pothuajse nuk pranojnë fare azilantë.

Raportuesja Piri, e cila ka përgatitur raportin e pranuar me 432 vota “pro” dhe me 94 vota “kundër” në seancën plenare të Parlamentit Evropian më 10 qershor, tha se Turqia si një anëtare e NATO-s është një vend strategjik për BE-në.

“Turqia është vendi më demokratik i Lindjes së Mesme dhe duhet të jetë aleate e Bashkimit Evropian. Pjesëmarrja e lartë në votime në zgjedhjet e përgjithshme në Turqi tregon se demokracia e Turqisë është fortë”, theksoi Piri.

Piri ka shtuar më tej se pjesëmarrja e lartë në votimet e Turqisë tregon se populli është i interesuar me politikën. Kjo tregon se votat e popullit turk kanë një kuptim dhe kjo do të thotë se të përcjell ndjenjën për ndryshim. Zgjedhjet e përgjithshme në Turqi treguan se sa e fuqishme është demokracia në vend”.

Ndërsa pyetjes në lidhje me kritikat e vazhdueshme të BE-së drejtuar Turqisë, ku edhe pse veçanërisht në kohët e fundit në BE po bëhet skenë e sulmeve islamofobike dhe shkelje të të drejtave të njeriut, Piri i është përgjigjur me këto fjalë: “Edhe vendet e BE-së nuk duhet të humbin besimin në çështjen e të drejtave të njeriut dhe duhet ta ndjekin nga afër situatën e të drejtave të njeriut”./ Tesheshi.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button