Çairi kërkon zhvendosjen e Qendrës për Emigrantë

Komuna e Çairit kërkon zhvendosjen e Qendrës për Pritjen e Emigrantëve e stacionuar në lagjen e Gazi Babës. Kërkesa u bë gjatë debatit në Komisionin për çështje evropiane, ku u tha se kjo qendër nuk plotëson as nevojat elementare për jetesë. Për më tepër, ky objekt është vendosur në lagjen më të populluar të Komunës. Kushtet e këqija dhe gjendja e mjerueshme në këtë qendër, u pranuan edhe nga Avokati i Popullit dhe drejtues të shoqatave civile.

“Kërkojmë urgjentisht që të dislokohet ky objekt sepse besoni se kjo qendër nuk i plotëson as kushtet minimale të trajtimit të njerëzve, refugjatëve të ikurve. Apo sa më shpejtë të fillohet me ndërtimin e një qendre adekuate për pranimin e këtyre njerëzve”, deklaroi Rami Qerimi, Drejtor i sektorit për urbanizim, Çair.

Lajme të ngjashme

Back to top button