Biznesmeni që ndërton në tërë Shkupin, në lidhje të ngushta me VMRO-në

Gjashtëdhjetë vjeçari Çifliganec udhëheq dy firma nën brendin “Adora”. Në njërën prej tyre partner e ka kompaninë ofshor të famshme “Eksiko”, e cila ka shef anonim të Zvicrës. Çifliganec është investitor i ndërtesës në të cilën kanë blerë banesa disa funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, shkruan BIRN transmeton Portalb.

“Vetëm veprat janë e vërteta” është motoja e biznesmenit Vanço Çifliganec dhe e kompanisë së tij ndërtimore “Adora inzhenering” e cila përsëri aktualizohet në “bombat” të fundit të LSDM-së.

“Adora inzhenering” është investitor i ndërtesës në “Dimçe Mirçev” nr. 20 në të cilën kanë blerë banesa disa funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, si ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, dhe dy djemtë e deputetes Sillvana Boneva.

Çifliganec udhëheq dy firma nën markën “Adora”. E para është “Adora inzhenering”, dhe e dyta është “Adora grup” për të cilën dihet pak. Partner i Çifliganec në “Adorën”  e dytë dhe më të vogël është firma shkupjane “Arhi”.

Mbi kompaninë “Ahri” është kompania “Orka” e biznesmenit Orce Kamçev dhe kompania e fshehtë “Eksiko” e cila ka pronarë të panjohur në Lugano, Zvicër.

“Arhi” është investitor i hotelit “Panorama residence” për të cilën në vitin 2013 ndodhi rrëmujë në Komunën Qendër. Pikërisht ky hotel mori leje të rritet për 10 kate në mbledhjen kontroverse të vitit të kaluar në  komunën Qendër, ku vendimtare ishte fjala e kryetarit Mirosllav Shipoviq. Ai votoi kundër anëtarëve të partisë së tij dhe votoi në favor të “Panoramës”, që e votuan këshilltarët e VMRO-DPMNE-së.

“Eksiko” mund të jetë firma anonime më e suksesshme në Maqedoni, e formuar në vitin 2001.  Sot pronari i kësaj firme është firma zvicrane “T&MJ Investment CA” që ndodhet në Lugano, ku në të njëjtën adresë janë të regjistruara plot; firma tjera.

Në vitet e kaluara “Eksiko” u paraqit si aksionar në “Stopanska banka AD-Bitola”,  kombinatin bujqësor “Pellagonia” dhe në kompaninë ndërtimore “Beton” AD-Shtip. “Eksiko” ka pjesë edhe në hotelin “Ibis” i cili gjendet  në afërsi të sheshit të Shkupit pranë selisë së re të Bankës Komerciale.

Përveç Jankullovskës dhe Bonevës, banesë në ndërtesën e njëjtë në “Dimçe Mirçev” kanë blerë edhe nëna e sekretarit gjeneral të Qeverisë, Kirill Bozhinovski, dhe drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës Financiare, Vlladimir Atanasov, burri i sekretares së shtetit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor, Sonja Lepitkova, një nga truprojat e kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe deputetja në Shkup, Sllobodanka Aleksovska.

Vjet, LSDM-ja alarmoi se në dhjetor 2013, në një ditë partia bleu banesa, lokale, dhe toka me vlerë totale mbi 800.000 euro. Mes këtyre vendeve të blera të VMRO-DPMNE-së, gjinden edhe dy vende nga 40 metra katror me garazhe të cilat kushtojnë përafërsisht 150.000 euro.

Këto vende janë në ndërtesën e cila gjendet në Novo Lisiçe të Shkupit në rrugën “Februarski pohod” nr. 42. Edhe në këtë ndërtesë Çifliganec është investitor.

Pronari i “Adora inzhenering” mbahet mend si burri i parë në minierën “Buçim” dhe si deputet i LSDM-së në përbërjen parlamentare të vitit 1994-1998. Çifliganec është udhëheqës i kompanisë “Adora inzhenering” 13 vjet, me të cilën ka ndërtuar shumë objekte në Shkup.

Ka tre javë që BIRN mundohet ta kontaktojë Çifliganec dhe ta pyesë çka punon “Adora grup” dhe si është formuar partneriteti me Kamçevin dhe me kompaninë sekrete të Zvicrës.

Lajme të ngjashme

Back to top button