Drejtësia rikthehet, qytetarët do ti kthejnë veturat që ua mori shteti

Pas dy viteve betejë institucionale, qindra qytetarë më në fund e fituan procesin gjyqësorë dhe drejtësinë që e kanë kërkuar, për t’ua kthyer sërish automjetet që janë marrë nga shteti, për shkak të dyshimeve se kanë kryer transport ilegal.

Në vitin 2013 me ndryshimet e ligjit për transport në komunikacionin rrugor, është shënuar se automjetet e transportuesve, të cilët pa licencë kanë transportuar udhëtarë, ju merren menjëherë në vendin ku do të kapen nga inspektorët e komunikacionit.

Më pas, në këtë mënyrë janë marrë qindra vetura, ndërsa qytetarët drejtësinë e fituan me ndihmën e Stamen Filipov, dhe Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të tyre. Gjykata kushtetuese mori vendim me të cilin hiqen nenet kontestuese me të cilat inspektorët kanë të drejtë ta marrin veturën vetëm nëse dyshojnë se vozitësi për herë të dytë bën transport ilegal të udhëtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button