Recension: Brukseli kërkon t’u jepet fund punësimeve në shërbimet shtetërore

Si ka mundësi që nga numri i madh i rekomandimeve në raportin e Rajnhard Pribe-s, autori i përmbajtjes mediatike që e recensojmë, ta ketë zgjedhur pikërisht temën e punësimeve në administratën shtetërore. Jo se nuk është e rëndësishme ose është më pak e rëndësishme, mirëpo mënyra se si është përpunuar kjo temë nga lista e gjatë e rekomandimeve në raportin e grupit të ekspertëve të KE-së, hap çështje serioze për qasjen etike. Për shkak të qasjes selektive dhe për shkak të elaborimeve sipërfaqësore të temës ku dominon mbjellja e frikës se do të dështojnë punësimet e paralajmëruara dhe shpresat e atyre që i prisnin ato.

06222015-Dnevnik-PribeLinku deri te artikulli origjinal: Brukseli kërkon t’u jepet fund punësimeve në shërbimet shtetërore

Data dhe koha e publikimit: 19.06.2015, 10:03

Data e recensionit: 22.06.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Një ton i këtillë i gazetarisë populiste që luan me ndjenjat e lexuesve që janë të prekur nga kjo temë, aspak nuk përkon me rekomandimet autentike, të cilat janë shumë precize dhe të cilat bëjnë thirrje për zgjidhje të thella dhe sistemore për që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet fenomeni i punësimeve në administratën publike për arsye lukrative-politike. Mund të thuhet se shpresat dhe pritjet e një pjese të qytetarëve të Maqedonisë do të tradhëtohen nga këto masa, mirëpo ato shpresa dhe pritje i krijoi dikush tjetër, e jo Brukseli. I krijoi garnitura aktuale politike, e cila me vite punësimin e shfrytëzon si instrument për manipulim dhe për marrje të votave.

Qasja e tillë e autores së tekstit ballafaqohet dhe konfrontohet me nenin e pestë të Kodit të gazetarëve, i cili thotë:

Gazetari do t’i respektojë ligjet e shtetit, por nuk do të publikojë ose nuk do të fshehë asgjë që është në kundërshtim me interesin publik.

Nuk është e tepërt nëse themi se në rastin e punësimeve me ngjyrime partiake, interesi publik është zëvendësuar me atë partiak, dhe këtë gazetarët duhe ta dallojnë.

Edhe një nen i Kodit tashmë tradicionalish shkilet me vite te ne – neni 14, i cili thotë se:

Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Për fat të keq, edhe në këtë rast nuk është bërë asgjë që të sigurohet pozitë e paanshme dhe e balancuar kur raportohet për proceset politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button