Tetori ua shkund xhepat qytetarvë, ajvari, drunjt dhe Festa e Bajramit!

Shtatorin dhe tetorin qytetarët vazhdojnë ti konsiderojnë si muajt ku bëhen më shumë harxhime.

Fillimisht viti i ri shkollor, pastaj përgatitjet e ajvarit dhe ushqimeve tjera dimërore, ndërsa tani me ftohjen e motit edhe blerja e drunjëve.

Këtë muaj harxhimet edhe më të mëdha janë pasi festojmë edhe festën e Kurban Bajramt, thonë qytetarë të anketuar.

‘Meqë rryma vazhdimisht shtrentohet ne duhet të gjejmë alternativa tjera për ngrohje. Do të blejmë drunj rreth 10 metra pasi thuhet se do të kemi një dimër të ftohtë’ tha Hesat L.

‘Harxhimet skanë të ndalur, filloi shkolla, filluam me pregatitje të dimrit tani edhe drunjt me të vërtetë janë shumë çmime të larta, por duhet tia bëjmë disi, pasi me rrymë nuk do të mund ti paguajmë faturat’ tha Ibrahim Sulejmani.

‘Me një ndihmë sociale prej 2500 denarësh nuk mund të marrim as një metër dru, ndoshta do të na ndihmojë organizatat humanitare se me ato të holla nuk mund as bukën ta sigurojmë’ tha Feta Ismaili.

‘Tani është muaji më i vështir për secilin prej neve, kemi shkollat kemi Bajramin kemi drunjt, por e kemi patjetër të lëmë një punë anash që të sigurojmë një tjetër, drunjt janë të rëndësishme pasi duhet të ngrohemi’ tha F.Sinani.

Nga ‘Pyjet e Maqedonisë’ kumtojnë se çmimi i drunjëve sillet prej 1800 deri 2500 denarë për metër kub./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button