LSDM: Të hiqet testimi ekstern, të kthehet dinjiteti i arsimtarëve

Testimi ekstern si projekt ka shkaktuar shumë frustrime, i detyron nxënësit të mësojnë përmendësh, maltreton prindërit dhe i degradon arsimtarët.

Ky është qëndrimi i LSDM-së për testimin ekstern të përsëritur në konferencën për shtyp e sotme nga ana e kryetarit të Komisionit për arsim dhe shkencë në LSDM, Petar Atanasov.

Ligjet e këqija sipas tij, kanë shkaktuar kaos në procesin arsimor.

“Ky projekt duhet menjëherë të hiqet nga arsimi dhe të lirohet nga kthetrat e partisë në qeveri. Kjo qeveri duhet të ikë, që të kthejë dinjitetin e arsimtarëve, profesorëve dhe të miratohet një zgjidhje për një sistem normal arsimor”, deklaroi Atansov.

Lajme të ngjashme

Back to top button