fbpx

Zjarr i madh në Belfast, dyshohet se u ndez me qëllim (Foto-Video)

Një zjarr shumë i madh ka kapluar zonën e “Sandy Row”, në jug të Belfastit. Policia ka konfirmuar se kanë pranuar një raport, ku u tha se është ndezur një zjarr i madh të mërkurën mbrëma.

Dyshohet se zjarri është ndezur me qëllim, përderisa ekipet e shpëtimit dhe zjarrit të Irlandës Veriore, ishin lajmëruar qysh në orët e para të mëngjesit, përderisa zjarrfikësit po përdornin ujë për ta shuar zjarrin, transmeton lajmi.net.

aaa

Një zëdhënës i ekipeve të shpëtimit tha se ky incident përfundoi në orët e vona të mbrëmjes dhe po trajtohet si zjarr i qëllimshëm.

Banuesit e asaj zone shprehen zhgënjimin e tyre, se si rreth 1 mijë dyshekë prej kashte janë shkatërruar, të cilat ishin dedikuar për festimet që do të bëhen muajin e ardhshëm. (lajmi.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button