ISIS rihyn në Kobane të Sirisë

Luftëtarët e ISIS-it kanë hyrë sërish në qytetin sirian Kobane dhe disa njerëz janë vrarë gjatë përleshjeve mes militantëve dhe forcave kurde.

Lajmi bëhet i ditur nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut.

Forcat kurde morën këtë qytet në fillim të këtij viti, pas ndihmesës së dhënë nga ajri nga ana e SHBA-së. Kjo fitore e tyre bëri bujë, pasi u pa si një humbje e madhe për ISIS-in.

Grupi xhihadist ka pësuar një seri humbjesh në betejat me forcat kurde që pas largimit nga Kobane, në muajin janar./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button