Modeli më i përshtatshëm i flokëve për formën tënde të fytyrës (FOTO)

Sigurisht duhet të kesh parasysh llojin e flokëve dhe tiparet kur vendos për një model flokësh. Por mos harro një faktor tjetër të rëndësishëm: formën e fytyrës. Një model që të përshtatet dhe të plotëson nga të gjitha këndet. Disa hairstylist tregojnë sekretet e prerjeve dhe stileve më të mira për këdo.

Për fytyrat e rrumbullakëta

Prerje asimetrike

“Një fytyrë e rrumbullakët duket shumë bukur me një prerje asimetrike, me gjatësi të ndryshme”, thotë parukieri e njohur në Los Angeles Chris McMillan. Si modeli i Emma Stone. “Nëse i kreh shumë anash, me baluke anësore mbi ballë, fytyra do të duket më e hollë.” Përdor një krem flokësh për t’i shtruar dhe për t’i mbajtur baluket në një anë.

Me shkallëzim dhe fije të gjata

Nëse do t’i mbash flokët me vijë në mes, mënyra e vetme që të të shkojnë, kur ke fytyrë të rrumbullakët, është t’i kesh disa cm poshtë shpatullave me shkallëzime deri te nofullat, duhen prerë pak anash që të krijojnë ca kënde të lehtë,” siç i ka Kate Bosworth. Parandalo elektrizimin e fijeve të shkurtra që mund të krijojnë vëllim pranë fytyrës duke i lyer me një serum silikoni kundër elektrizimit.

Bisht kali i drejtë

Një mënyrë e thjeshtë për t’i dhënë mprehtësi fytyrës është duke i kapur flokët bisht mbi lartësinë e veshëve, thotë parukieri me qendër në New York, Ted Gibson, si të Fergie-t këtu. Çelësi qëndron te ngjeshja e flokëve pas kokës, pa u dhënë volum. Gibson rekomandon përdorimin e një locioni në flokë të thatë para se t’i kapësh nga pas.

Karré

Sekreti i gjatësisë mbi supe është krehja e parregullt, thotë hairstylist-i Jimmy Paul. “Si Renée Zellweger. Është një model i shkallëzuar lehtë, që është shpupurisur. Hidh llak dhe pastaj krihe flokun me furçë mbrapsht për t’i dhënë efektin e çrregullsisë dhe valëzimit”, thotë ai.

Shkurt me fije përpara

Priti me modelin e Ginnifer Goodwin, këshillon Paul. “Fijet e shkurtra theksojnë mollëzat dhe sytë, është si të frysh mollëzat.” Apliko një krem për të shtruar flokët dhe për t’i bërë të qëndrueshëm në atë model.

Karré e pjerrët

“Provo shkallëzimin e gjatë, dramatik që zbret deri te mjekra dhe nga pas priti deri në rrëzë të qafës. Ky model të jep kënde. Linjat e theksuara të tij balancojnë linjat e buta të fytyrës së rrumbullakët” thotë Paul. Përdor një llak për t’u dhënë flokëve vëllim në rrënjë, por kujdes mos të hedhësh anash, sepse mund të bëjnë të duket fytyra më e gjerë.

Për fytyrë vezake:

Baluke të rënda

“Nëse ke një fytyrë të gjatë, baluket e drejta në vijën e vetullave mund të ndërpresin vizualisht gjatësinë dhe të krijojnë iluzionin e gjerësisë”, thotë McMillan. Pritini të plota si të Taylor Swift dhe thajini me furçë dhe tharëse.

Me vijë në mes

“Vija e mesit në flokë me gjatësi deri te shpatullat ose më të gjatë duket shumë bukur mbi një fytyrë ovale. Për të mos u dukur shumë e rreptë, krijo disa valëzime të lehta, si të Hilary Duff  me një spray që t’u japë flokëve një ajër plazhi. Nëse dëshiron më shumë forma, bëj disa valëzime me mashë. Efekti, sipas haistylist, do të jetë pabesueshmërisht spektakolar.

Karré me baluke anësore

“Një karré në gjatësinë e klavikulave me baluke anësore ndihmon për të thyer gjatësinë e fytyrës dhe i jep asaj butësi”, thotë McMillan. Shiko Carrie Underwood. Mbaji baluket në vendin e tyre me një pikë xhel.

Të shkurtra në një anë

“Kjo prerje e Rihanna-s është perfekte për fytyrat vezake,”thotë Paul. “Është përfundimisht një look “më shiko mua”, kështu që nëse guxon, zgjidhe. “Ka diçka shumë sexy dhe femërore te ekspozimi I qafës dhe veshëve me linja kaq të theksuara.” Përdor një xhel me fortësi të mesme për ta bërë më të vendosur.

Për fytyrat katrore:

Karré me shkallëzim

“Një karré e butë, e rrumbullakosur që përfundon rreth mjekrës funksionon shumë mirë në fytyrat katrore,” thotë Gibson. Për t’i shtuar pak vëllim siç ka bërë Keira Knightley dhe për të eleminuar ndonjë majë të pabindur pranë nofullave, përdor pak spray shampoje të thatë dhe shtriji majat.

Shkallëzim i çregullt

Bëj një prerje të çregullt që thekson vëllimin, thotë Paul. Modeli i Rachel McAdams është një shembull i mirë. Përdor një krem stilimi për të theksuar shkallëzimin dhe shmangur linjat katrore.

Maja të valëzuara

“Provo valëzimin nga gjatësia e veshëve e poshtë, që do të zbehë linjat e rrepta të nofullave”, thotë McMillan. Modeli i Megan Fox është një shembull shumë i mirë i këtij modeli te flokët e gjatë. Përdor një furçë të trashë, pastaj spërkati valët me llak.

Të gjatë dhe të drejtë

“Mënyra si i mban flokët Demi Moore, shumë të gjatë dhe të drejtë, zbut këndet e fytyrës së saj katore,” thotë McMillan dhe vija e mesit e hap qendrën e fytyrës duke tërhequr vëmendjen nga vija e nofullave.”

Për fytyrat në formë zemre:

Karré me valëzime

Për një fytyrë në formë zemre “flokët që arrijnë deri poshtë nofullës ndihmojnë për të mbushur zonën rreth mjekrës dhe të shprishin formën e trekëndëshit,” spjegon Gibson. Për t’i zbehur ato linja edhe më shumë, shto pak volum, siç ka bërë Zoe Saldana, me një furçë të rrumbullakët dhe spray volumizues.

Vijë shumë e theksuar anash

Kur ke flokë të gjatë, nise me një vijë shumë anësore, pastaj shto baluke anësore mbi ballë, sugjeron Gibson: “Ideja është të theksosh sytë.”

Valëzime të gjata të shkallëzuara

“Ty të duhet që  disa fije flokë të bien në zonën midis veshëve dhe hundës për të zbehur gjerësinë e “zemrës”, dhe ke nevojë edhe që shkallëzimi më i gjatë të mbushë zonën rreth mjekrës”, thotë McMillan. Dhe disa valëzime duhet të zbresin nga pjesa e veshëve, si te modeli i Jessica Biel këtu. “Volumi në rrënjë vetëm sa thekson majën e fytyrës në fund” spjegon ai.

Baluket e pjerrëta të ngjitura në ballë

“Një prerje e shkurtër me baluke të pjerrëta të buta mbi ballë zbut linjat e prera”, thotë Paul. Carey Mulligan ka një model klasik. Përhap me gishta në flokë një krem të lehtë me një furçë të rrumbullakët dhe përdor një furçë dhe tharrësen për t’i bërë më të lëmuara valët.

Lajme të ngjashme

Back to top button