Skandal: Kapen 100 mijë ton mish i therur në vitet ’70, do të shitej në treg

Lajmi i konfiskimit të një sasie të madhe mishi në kufi me Vietnamin, është duke bërë xhiron e botës. Bëhet djalë për mbi 100 mijë tonë krahë pule e mish i ngrirë, i cili arrin një vlerë prej 483 milionë dollarë, të cilat janë bllokuar nga autoritetet.

Mishi ishte ngrirë në mënyrë tepër të keqe dhe disa nga pjesët ishin kalbur, ndërsa dyshohet se kafshët ishin therur dhe ngrirë që në vitet ’70-të.

“Era ishte aq e fortë sa për pak volla”,- ka thënë një funksionar në provincën Hunan, ku u sekuestrua një pjesë e mishit. Policia ka evidentuar dy banda të përbëra nga të paktën 14 persona, që kontrabandonin mishin në mënyrë ilegale nga Vietnami. “Është e vështirë të kontrollosh fluksin e mjeteve që lëvizin mes këtyre dy shteteve”,- thonë autoritetet.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja China Daily, por administrata e përgjithshme e doganës kineze nuk ka dalë në asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë sekuestrim. Kontrabanduesit e blinin mishin në tregun e jashtëm, e shpërndanin në Hong Kong e në Vietnam dhe më tej në Kinë. Një pjesë e këtyre kontrabandimeve bëhej përmes kamionëve ndërsa për tu shpërndarë kishte mjete frigoriferike.

Ajo çka rrëqeth të gjithë kur dëgjojnë për këtë histori, është se mishi ka qenë i ngrirë që prej viteve ’70-të. Praktikisht, i bie që mishi është therur kur Kina ishte ende nën kontrollin e Maos. Siguria ushqimore është burim i madh shqetësimi për Pekinin dhe skandalet në lidhje me të janë problemet kryesore në vend. /tesheshi.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button