Biznesmenë nga Bursa japin donacion për Xhaminë e Larme në Tetovë

Nesër me fillim në ora 11.30 pranë Xhamisë së Larme do të bëhet promovimi i projektit që ka të bëjë me punimet për sa i takon rekonstruimit të pjesës rreth Xhamisë së Larme, ndërtimin e WC publike, ndricimi i hapësirës dhe rregullimi i mureve për rreth.

Projekti do të realizohet me mbështetje në formë donacioni nga ana e disa biznesmenëve të Bursës që veprojnë në kuadër të komunës së Bursës.

Qyetetarët e Tetovës nuk e kanë pritur mirë këtë ndërtim duke theksuar se hiq më pak nuk i duhet Xhamisë së Larme WC publike. “Ka një WC dhe ska pse ja prishin imazhin Xhamisë, nuk e kuptojë pse duhet sërish WC apo të thonë se bëjnë diçka” shprehet një qytetarë. Ai vazhdon më tej duke theksuar se Xhamisë i duhen mirëmbajtje dhe të rikthet bukuria e parkut e jo të vijë era WC afër Xhamisë.

Ndryshe Komuna e Tetovës për varrezat ortodokëse do të ndajë 125 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button