OH Hilal me aksion humanitar në Kërçovë

Organizata Humanitare Hilal vazhdoi me karvanin humanitar duke organizuari shpërndarjen e ndihmave në produkte ushqimore dhe materiale sanitare, për nevojtarët në Kërçovë dhe rrethinë.
Aksioni i radhës u realizua në objektin e Myftinisë së Kërçovës dhe prezencën e Myftiut Murat ef. Huseini dhe operativës së myftinisë, të cilët u angazhuan gjatë tërë procesit të shpërndarjes së organizuar të 270 paketave humanitare të dedikuara për këtë myftini në një peshë prej 6.5 tonelata.
“Sot bëmë shpërndarjen e ndihmave humanitare të dedikuara për skamnorët dhe jetimët e rajonit të Kërçovës. Ne si Myftini e Kërçovës ndamë 270 pako përmes Organizatë Humanitare Hilal, të cilën e shfrytëzoj rastin ta falënderoj, sepse më aktivitete dhe veprimet që ndërmerr është rikthyen në organizatën më aktive humanitare në vend. ” tha mes tjerash Myftiu Huseini, i cili më tej shtoi se “Këto ndihma ndahen menjëherë, në praninë e mediumeve dhe në praninë e të gjithë të ftuarve që duhet të marin paketën humanitare. Ne jemi të lumtur që sado pak të ndikojmë në zbutjen e skamjes të këtyre njerëzve pikërisht në prag të muajit të Ramazanit”.
Nga ana tjetër, kryetari i Organizatës Humanitare Hilal, Mustafa ef. Dauti tha se aktivitete të tilla do të organizohen gjatë gjithë muajit të Ramazanit dhe ato do të ndërmerren në tërë territorin e Maqedonisë. “Muaji i Ramazanit është muaji i bamirësisë, muaj i solidaritetit, muaj humanitetit. Më shumë se kurrë do herë, besimtarët, agjëruesit e kategorive të ndryshme, qofshin të pasur apo skamnorë, ballafaqohen drejt për së drejti me urinë dhe etjen, prandaj prej shumë elementeve tjera që ka ky muaj i pastërtisë e ka edhe ngritjen apo vetëdijesimin dhe e fut drejt për së drejt agjëruesin në gjendjen me të cilën përballen skamnorët në të shumtën e kohës.
Sipas parashikimeve, llogaritet që brenda muajit të Ramazanit të ndihmohen rreth 10 mijë familje në Maqedoni të cilat kanë nevojë thelbësore për produkte ushqimore dhe higjienike.