Toleranca fetare mit apo realitet?  

Ditëve të fundit u pushtuan mediat e shkruara dhe elektronike me rastin e pezullimit të ndërtimit të kishës katolike në vendin që u shkrua historia, në vendin që e ndali kohën, vendi ku i tha regjimit të Serbisë stop se këtu është Shqipëri në “Lapushnikun legjendar”.

Injorantet dhe njerëzit pa dinjitet, apo edhe ish pjesëtar të UDB-ës, shumë po i frynë kësaj çështje, nuk e di qëllimin e tyre, por e di se nuk do të mund ta njollosin atë vend, sepse ai ishte  vendi që shkroi histori, po me ata njerëz që sot protestojnë i dhanë Kosovës dëshmorë, ata  banorë i dhanë gjymtyrët e trupit të tyre për këtë liri që e gëzojmë të gjithë ne.

Në fe Islame nuk ekziston dhuna, s’ka dhunë, por ka paqe, mirësi, tolerancë ndërfetare, dashuri, sepse kur po flasin të pa dijshmit, injorantet dhe egoistet po ju besojnë. Ka argumente Pejgamberi ynë Muhamedi s.a.w.s ka thënë: “unë qytetaret e mi do ti mbrojë të gjithë, krishterë  apo të tjerë janë qytetarët e mi dhe pasha Allahun do t’i kundërvihem çdo gjëje që ua prishë rehatinë. Kundrejt tyre nuk guxon të ushtrohet dhunë. Gjykatësit e tyre nuk guxon të përjashtohen prej pune. As murgjit s’guxon të dëbohen prej manastireve të tyre. Askush nuk guxon t’i rrënojë shtëpitë e fesë së tyre (kishat), e as t’i dëmtojë ato, ose të marrë (grabis diçka) prej tyre e të dërgojë në shtëpi të myslimanit. Po që se dikush merr ndonjë gjë prej tyre, atëherë ai konsiderohet se ka shkelur testamentin e Zotit dhe ka treguar padegjueshmëri ndaj Pejgamberit të tij”.

Gjithçka ka qenë gabim aty, duke filluar nga Kuvendi Komunal i Drenasit, ku kryetari i KK i ka  injoruar banorët e Fsh. Llapushnik, që nuk ka ftuar përfaqësuesit e fshatit për të biseduar rreth këtij projekti, që ti bindë fshatarët dhe të marr edhe mendimin e tyre që ku ti ndahet parcela për ndërtimin e kishës Katolike, e jo të futët si huti në zgur.

Çka i duhen kishës dy hektar e Gjysmë, mos janë pakë shumë, apo ndoshta dëshirojnë të bllokojnë një pjesë aq të madhe, siç ka ndodhur rasti me Manastirin e Deçanit, ku qindra hektar  u janë bllokuar banorëve të shkretë. Edhe nëse banorët janë kundër ata qytetar të Llapushnikut pse nuk e ndërtojnë në tokë të vetën, ose nuk e blejnë një parcelë aq sa ju nevojitet.

Banorët e atij vendi mbi 10 vite kërkojnë me ndërtuar një xhami por është refuzuar kërkesa e tyre.
Mediat tona shumë të pa ndërgjegjshme, vetëm këqyrin me i mbush faqet e portaleve të tyre, e rritën këtë çështje sa që shkoj edhe në veshë të ambasadorit Holandez Robert Boschka i cili ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij me zhvillimet e fundit në fshatin Llapushnik, “Turp për banorët e Llapushnikut. A nuk janë Kosova dhe Shqipëria fanarë të tolerancës fetare? Diçka për t’u mburrur [toleranca fetare]”, ka shkruar diplomati holandez në Twitter.

Si mund të jetë toleranca mit, kur mu në Llapushnik anëtar të një familje gjysma janë katolik e gjysma mysliman dhe mes tyre ka harmoni që të gjithë ua kanë lakmi. Si nuk ka tolerancë fetare, ku në shumë vende të botës ka pasur luftëra fetare, ndërsa ndër shqiptarët asnjëherë s’ka ndodh një gjë e tillë.

Askush nuk është kundër ndërtimit të kishës, mirëpo jo në atë vend ku janë të vendosur përmendoret e dëshmorëve. Aty planifikohet të ndërtohet një lapidar historik i Grykës së Lapushnikut.

Nuk është hera e parë që politika aktuale, mediat e shkruara dhe elektronike mundohen në çdo kusht ti nxisin konflikte ndër etnike, mes vete. Ku çdo herë kur ka bisedime në Bruksel me Serbinë dhe kanë arrit ndonjë marrëveshje, për tu tërhequr vëmendja e qytetarëve nga  nënshkrimi i marrëveshjes, njerëz të caktuar, apo të paguar nga Qeveria e Kosovës, i nxisin qytetaret mes vete me tema të ndjeshme.

Dashurinë mes njerëzve e shkatërrojnë gabimet e shumta, gënjeshtra e tepërt dhe interesimi i pakët, ku mediat tona dhe elita politike me shpifje të ndryshme mundohen ta nxisin këtë popull mes vete, gjegjësisht edhe interesimi i tyre i pakët për ta kuptuar të vërtetën, dhe jo të merren me  shpifje e të pa  vërteta.

Toleranca në Kosovë ka qenë çdo herë në nivel të mirë dha pa probleme, dhe asnjë herë s’do mund të arrin të nxisin konflikte mes vete, sepse Kosovën e kemi të përbashkët dhe para se gjithash jemi edhe shqiptar!

Lajme të ngjashme

Back to top button