Nxënësit këtë vit më të dobët në testimin ekstern, u bënë publike rezultatet

Qendra Shtetërore e Provimeve në Maqedoni ka publikuar rezultatet dhe të arriturat e nxënësve në testimin ekstern të realizuar në sesionin e qershorit 2014/2015. Testimi ekstern ishte i përcjellë me pyetje skandaloze dhe raciste.

Sipas saj, pas përpunumit të të gjithë testeve nga të gjitha lëndët dhe vitet e arsimit, është konstatuar nota mesatare e arritjeve të nxënësve prej 3.26 (vitin e kaluar ishte 3,60).

“Nga gjithsej 183 790 nxënësit e paraparë në këtë fazë, në nga dy lëndë janë testuar 177 478, kurse vetëm në një lëndë janë testuar 2 619 nxënës, ndërsa  3 693 nxënës fare nuk janë testuar. Nxënësit që kanë munguar me arsye do të testohen në sesionin e gushtit i cili do të zhvillohet nga 17 deri më 20 gusht.  Nga sot, rezultatet do të publikohen nëpër shkolla. Nxënësit do të mund t’i shohin notat që kanë fituar dhe duke filluar që nesër, 26 qershor, e përfundimisht me 30 qershor (e martë), do të mund të parashtrojnë ankesa pranë Komisionit Shkollor. Gjatë parashtrimit të ankesës nxënësi ka të drejtë për rishikimin e testit”, theksoi Qendra.

Në nivel komunal arritje më të mira kanë sa vijon: 

Qendër 4,59

Vevçani 4,58

Аеrodrom 4,44

Каrposh 4,40

Kisellavoda 4,26

Ndaras sipas shkollave, duke marrë parasysh numrin e nxënësve në secilën prej tyre, rezultate më të mira kanë arritur nxënësit e shkollave vijuese: 

1 “SHF LlAZO TRPOVSKI KARPOSH” 4,83

2 “SHF VOJDAN ÇERNODRINSKIKARPOSH” 4,80

3 “SHF JOHAN HAJNRIH PESTALOCI QENDËR” 4,76

4 “SHF 11 TETORI QENDËR” 4,75

5 “SHF GOCE DELlÇEVQENDËR” 4,74

6 “SHF KOLE NEDELKOVSKIQENDËR” 4,72

7 “SHF GJORGJIJA PULEVSKI AERODROM” 4,69

8 “SHF PETAR POP ARSOV КАRРОSH” 4,69

9 “SHF LUBEN LlAPE АЕRODROM” 4,67

10 “SHF KOÇO RACINQENDËR” 4,67

Nga shkollat e mesme arritje më të larta kanë: 

1 “SHMQSH,,RadeJovçevskiKorçagin,, Shkup”, 4,31

2 “SHMQSHGjim.,,OrceNikollov,, Shkup”, 4,26

3 “SHMKГGjim.,,Josip Broz Tito,, Manastir”, 4,05

4 “SHMK,,Sv.KlimentOhridski,, Оhër”, 4,02

5 “SHMKGjim,,GoceDellçev,, Kumanovë”, 3,82

6 “SHMQSH,,NikollaKarev,, Shkup”, 3,81

7 “SHMKGjim.,,КоçoRacin,, Veles”, 3,72

8 “SHMK,,SllavçoStojmenski,, Shtip”, 3,70

9 “SHMKE,,ЈаneSandanski,, Manastir”, 3,68

10 “SHMQSH,,GeorgiDimitrov,, Shkup”, 3,65

Të dhënat mbi notën mesatare për shkollat tjera do të dorëzohen për rishikim pranë themeluesve të tyre gjegjësisht, prefektët dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Për nxënësit e klasave të nënta:

Në bazë të të dhënave të përpunuara për nxënësit e klasave të nënta,nota mesatare është e tyre është 3.04. Për rezultatet e nxënësve të klasave të nënta erdhën gjithsej 223 ankimime nga të cilat 51 u pranuan, 144 u refuzuan kurse 28 janë pranuar pjesërisht (nëse nxënësi është ankuar në 5 pyetje kurse janë pranuar për korrigjim 2 pyetje).

Lajme të ngjashme

Back to top button