Rritet vdekshmëria në Maqedoni, femrat jetojnë më gjatë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoni në vitin 2014 kishte 19.718 vdekje, që paraqet rritje e 2.7% në krahasim me vitin 2013 dhe 26.0% me 1994. Ndërkohë, numri i lindjeve në Maqedoni në vitin 2014 ishte 23.596, që është rritje e vogël në krahasim me vitin 2013 (2.0%), por në përgjithësi është zbritje e madhe në krahasim me vitet para saj, me 33.1% zbritje nga viti 1994.

Mosha mesatare e vdekjes te meshkujt është 69.9 vjet, dhe te femrat 74.8 vjet, do të thotë gratë jetojnë përafërsisht 4.9 vjet më shumë se burrat. Jetëgjatësia mesatare botërore është 68.5 vjet për meshkujt dhe 73.5 për gratë, transmeton Portalb.

Kjo do të thotë se Maqedonia e ka jetëgjatësinë më të lartë për përafërsisht 0.6 vjet, por në krahasim me shtetet të Bashkimit Evropian (77.5 për meshkujt dhe 83.1 për gratë, 80.3 përgjithshëm) jetëgjatësia në Maqedoni është shumë më e ulët.

Lajme të ngjashme

Back to top button