Ahmeti u takua me ministrin grek të Punëve të Jashtme Kozias

­ Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar dje në Ambasadën Greke në Shkup me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kozias. Ahmeti dhe ministri Kozias diskutuan hapur dhe në mënyrë shumë konstruktive rreth marrëdhënieve midis Shkupit dhe Athinës, integrimin EuroAtlantik si dhe kontestin e emrit midis dy vendeve tona.

Ministri Kozias shprehu interesimin grek dhe përkushtimin e Athinës për të arritur zgjidhje për çështjen e emrit në bazë të kompromisit midis dy vendeve, por njëkohësisht nënvizoi edhe gatishmërinë greke për ta mbështetur Shkupin fuqishëm në rrugëtimin drejt NATO­s dhe BE­së.

Kryetari Ahmeti pas takimit theksoi që ka vërejtur interesim të veçantë nga pala greke për zgjidhjen e çështjeve ndërfqinjësore dhe deklaroi se BDI angazhohet fuqishëm për tejkalim të të gjitha pengesave që pamundësojnë integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë. BDI është partner i të gjitha forcave që dëshirojnë një rajon të sigurt, në paqë dhe stabilitet si dhe të integruar plotësisht në NATO dhe BE, andaj edhe përpjekjet tona për t’i realizuar këto aspirata nuk do të rreshtin.

Lajme të ngjashme

Back to top button