Kozias paralajmëroi pako prej tre hapave për zgjidhjen e kontestit me emrin

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias në intervistën për televizionin “Telma” paralajmëroi se Greqia në të ardhmen e afërt do të propozoj pako prej tre hapave për zgjidhjen e kontestit për emrin.

“Do të negociojmë në tre hapa. Së pari këtu janë masat për ndërtimin e besimit, që tanimë i kemi. E dyta do të jetë për metodologjinë rreth bisedimeve për emrin ndërsa faza e tretë do të jetë për emrin” tha Kozias.

Ai shprehi qëndrimin se të dy vendet do të gjejnë kompromis rreth çështjes së emrit sepse, siç tha, “jo pse kjo është e lehtë, por se duhet të bëjmë, të dyja vendet dhe tërë Ballkani”.

Sipas Kozias, krizat aktuale që e tronditin Maqedoninë dhe Greqinë “janë mundësi që të gjendet zgjidhje për problemet madhore siç është problemi me emrin”.

“Mendoj se krizat, siç themi ne me gjuhën e vjetër greke, nënkuptojnë jo vetëm problem, por edhe perspektivë dhe mundësi që të gjendet zgjidhje. Madje edhe kur mjeku ju thotë pacientëve se kanë krizë të rëndë shëndetësore, kjo nuk do të thotë se ata do vdesin, por se duhet të gjendet mënyrë që ata të qëndrojnë gjallë dhe shëndoshë. Kriza nuk ka vetëm domethënie negative, por edhe domethënie pozitive”, tha ndër tjerash Kozias.

Lajme të ngjashme

Back to top button