Mot me vranësira, pasdite me diell

­ Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira dhe me kushte për paraqitje të reshjeve lokale, posaçërisht në orët e paradites në pjesët lindore të vendit. Gjatë ditës do të fryejë erë e matur deri përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriro, posaçërisht e prëforcuar do të jetë prëgjatë rrjedhës së Vardarit. Në orët e pasdites vranësirat do të pakësohen dhe do të ketë periudha gjithnjë e më të shpeshta me diell.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 17 gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri 28 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm, paradite i ndryshueshëm me vranësira dhe me kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa do të fryejë edhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë më shumë periudha me diell dhe vranësira të pakta. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 14 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 25 gradë.

Sot dhe nesër, do të fryejë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar veriore, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë më të ulëta për tre deri pesë gradë.

Të premten dhe të shtunën në orët e pasdites ende do të ketë kushte për dikrui të reshjeve lokale të shiut. Të dielën do të ketë kushte edhe për dukuri të jostabilitetit me dukuri të bubullimave dhe reshjeve lokale të shiut. Deri atëherë temperaturat di të jenë në ngritje të vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button