Dafina angazhon avokat mbi heqjen e videos…

Ka disa ditë që videoja e këngës më të re “Hajde ma knej” e Dafina Zeqirit është larguar nga kanali zyrtar në Youtube. Dhe kjo ka ngritur dyshime tek bashkëpunuesit e saj duke e dërguar rastin deri te avokatët për të zbuluar fajtorin e heqjes së kësaj videoje.

Është thënë se videoja është larguar për shkak të shkeljes së të drejtave autoriale nga producenti i saj Damir Jahiq Cekiq por një gjë të tillë ai e mohon duke ua hedhur fajin të tjerëve. “Këtu nuk ka të bëjë fare për shkeljen e të drejtave autoriale. Largimin e videos nga kanali zyrtar ‘Youtube’ e ka bërë dikush me qëllim, dikush që nuk e dëshiron suksesin e Dafinës. Dikujt i pengon fama dhe fansat e shumtë që ka këngëtarja e famshme Dafina.

“Është një gënjeshtër e madhe ndaj atyre që kanë vënë mbishkrimin ndaj kompanisë time ‘Cekic Betz’ kinse ka larguar këtë video, por jo kjo është vetëm një spekulim. Por me kohë do të zbulohen të gjitha”, ka thënë Cekic për “Zëri”. Sipas kompanisë “On Air” e cila ka kontratë me këngëtaren, ky rast do të kaloj nëpërmjet gjykatës.

“Rasti i heqjes së videos së Dafinës nga Youtube është duke u hetuar. Avokatët tanë në Kanada po merren me këtë çështje”, shprehet Kushtrim Morina bashkëthemelues i “On Air” duke shtuar më pas se nuk mund të dyshoj në askënd para kohe dhe se kjo kompani nuk është e autorizuar të merret me çështjet teknike.

Dafina aktualisht ndodhet në SHBA dhe me çështjen e kësaj videoje është duke u marr menaxheri i saj Pëllumb Qitaku i cili pohon për masat që janë marrë ndaj këtij rasti.

“Largimi i kësaj videoje nga kanali zyrtar Youtube është bërë nga njerëzit që nuk duan ta shohin Dafinën ku është sot, por jemi duke e hetuar rastin dhe sapo të gjendet fajtori do të dënohet. Dafina është duke vazhduar punën e saj me projekte të reja dhe vazhdon të mbetet këngëtarja më e kërkuar dhe e adhuruar në trojet shqiptare”, shprehet në fund Pëllumbi.

Lajme të ngjashme

Back to top button