Pakistan, rreth 800 të vdekur nga vapa

Rreth 800 vetë kanë vdekur në Pakistan, më shumë se gjysma e tyre në Karaçi, pasi temperaturat në vend kanë kaluar 45 gradë celcius, duke detyruar autoritetet të shpallin ditë pushimi në vazhdim për të inkurajuar njerëzit të qendrojnë nëpër shtëpi.

Gjendja është përkeqësuar edhe nga ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në vend, që nxjerrin jashtë loje ventiluesit dhe kondicionerët, ndërsa spitalet janë mbipopulluar me pothuajse 1000 pacientë të rinj në ditë.

Për shkak të muajit të Ramazanit pjesa dërrmuese e popullsisë nuk usheqehet apo nuk konsumon lëngje gjatë ditës, ndërsa klerikët muslimanë në vend kanë bërë thirrje që personat që rrezikojnë shëndetin nga vapa të ndërpresin agjërimin.

Në kryeqytetin Islamabad, deputetët në parlament mbajtën një seancë të posaçme lutjesh për viktimat, por nuk munguan akuzat e opozitës ndaj qeverisë për problemin e energjisë elektrike, që konsiderohet si factor kyç për numrin e lartë të viktimave.

Disa javë më parë, vala e të nxehtit vrastar përshkroi edhe Indinë, ndërsa numri i viktimave atje brenda pak muajsh arriti në mbi 1000./Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button