Luiz Adriano nuk e don Milanin

Sulmuesi brazilian, Luiz Adriano ka refuzuar Milanin për të kaluar tek skuadra nga Dubai, Al Ahli.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Al Ahlit, Abdullah Al Naboodah, i cili tregoi se kanë arritur marrëveshje me Shakhtar Donetsk.
“Kemi arritur marrëveshje me Shakhtar Donetskin për transferimin e Luiz Adrianos. Detajet e kontratës dhe testet mjekësore do të kryhen ditët në vazhdim”, tha presidenti Abdullah Al Naboodah.
Adriano është sulmuesi i tretë që refuzon Milanin, pas Zlatan Ibrahimovicit dhe Jackson Martinezit.