Vriten 18 agjërues në Kinë

Kina vitin e kaluar kishte ndaluar agjërimin, ndërsa të njëjtin ndalim po e vazhdon edhe këtë vit. Në një aksion kundër agjëruesve policët kinez kanë vrarë 18 persona, që besohet të jenë nga komuniteti Ujgur, raporton media turke Internethaber.

Autoritetet kineze që kanë bërë të ndaluar çdo gjë që lidhet me islamin, duke përfshirë këtu edhe namazin e agjërimin, po ushtrojnë presion mbi njerëzit që vazhdojnë t’i kryejnë ato, transmeton lajmi.net.

Media turke internethaber, duke u bazuar në një raportim të “Reuters” ka bërë të ditur se pas këtij aksioni të policisë kineze kanë mbetur të vdekur 18 persona. Nga ky konflikt raportohet që të kenë mbetur të vdekur edhe 3 policë.

Lajme të ngjashme

Back to top button