Ndërpritet operacioni në Lazarat, 10 të arrestuar

Forcat speciale të RENEA-s kanë nisur pasditen e së mërkurës mësymjen në fshatin Lazarat, për të kapur autorët e sulmit ndaj uniformave blu dhe kanë arritur të kapin 10 persona nga 21 të shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë: Zhaklin Derxho, Gurim Skënderi, Albon Meçi, Denis Mahmutaj, Eligent Basha, Sinan Rabaj, Jeton Kalemi, Xhuljano Nuri, Fatmir Gërveshi dhe Xhemil Gjolleshi

Janë ende në kërkim 11 persona të tjerë.

Sipas korrespondentes së Top Channel në Lazarat, Anila Hoxha, gjatë gjithë natës ky fshat do të qëndrojë i rrethuar nga policia. Aksioni është ndërprerë dhe mjetet e blinduara janë tërhequr për shkak të errësirës. Aksioni do të rinisë nesër.

Ndërkohë, burime jozyrtare kanë deklaruar se, disa nga të dyshuarit janë vetëdorëzuar në stacionin policor, ndërsa një prej tyre, Edmond Boci, ndodhet në burg pasi u arrestua në operacionin e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button