7 këshilla make up-i për të ndjekur kur bën nxehtë

1. Mbrojtja nga dielli – Sidomos nëse keni ne plan për te kaluar një dite ne ajër te pastër mos harroni te përdorni një produkt për bazën e fytyrës i cili përmban SPF e përshtatshme për tipin tuaj te lëkurës, zgjidhni një krem hidratues me faktor mbrojtje solare ose një fondotinte e cila te ketë faktor mbrojtës.

2. Mos harroni kurrë primer-Nëse dëshironi qe truku juaj te rezistoje gjate edhe pse është nxehte mos harroni kurrë te vendosni primer‐in për ta aplikuar ne fytyre para se te vazhdoni me grimin. Ne këtë mënyrë produktet qe do te përdorni do te qëndrojnë me gjate dhe do tju japin një pamje me te rregullt.

3. Preferoni BB Cream dhe CC Cream – Me temperaturat e larta është mire te mos e rendoni fytyrën me produkte shume te renda. Është me mire nëse zgjidhni formula te lehta ne gjendje për te bere sa me uniforme ngjyrën e lëkurës duke synuar për një grim natyral. Produktet must have? BB Cream dhe CC Cream.

4. Përgatituni për tu djersitur – Është e paevitueshme qe me te nxehtin djersa dhe shkëlqimi i lëkurës te shtohen sidomos ne rastin e një lëkurë te yndyrshme ose mikse. Është mire te preferoni letrat e lagura dhe mos aplikoni shume pudër me shpresën se do t’u thithe djersen.

5. Përdorni lip balm me ngjyre Për make up‐in e përditshëm evitoni buzëkuqin dhe preferoni te përdorni lip balm me ngjyra, produkte te lehta për tu aplikuar te cilat janë ne gjendje te hidratojnë buzët por edhe ti ngjyrosin ato duke i bere te duken perfekte dhe pa shume mundim.

6. Zëvendësoni rimelin me një waterproof Rimeli është perfekt për ti dhënë shikimit një pamje te bukur kështu qe pse te hiqni dore ne muajt e verës? Zgjidhni me mire një rimel waterproof te cilin mund ta përdorni edhe ne det apo ne pishine por edhe ne qytet për ti rezistuar te nxehtit.

7. Produkte ne krem apo ne pluhur Nëse nuk keni probleme me lëkurën me yndyrë zgjidhni produkte kremoze për ne vere me përbërje me hidratuese dhe te shkëlqyeshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button