OVL e UÇK-së nuk pajtohet me Kadri Veselin

Para pak çasteve ka përfunduar takimi në mes të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Pas takimit dy orësh me dyer të mbyllura në mes të dy palëve përsëri nuk është arritur ndonjë dakordim që OVL e UÇK-së të mos dal në protestë kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Kryetari i Veteranëve të UÇK-së, Smajl Elezi tha se Kadri Veseli, nuk ka arritur t’i bind ata për mos të dalë në protestë të premten.

Veseli pas këtij takimi deklaroi se ka njoftuar pjesëtarët e OVL të UÇK-së, në lidhje me procesin e krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se duhet të votohet Gjykata Speciale për të dëshmuar që në Kosovë nuk ka pasur krime kundër njerëzimit.

“Për ta dëshmuar se nuk ka pasur krime kundër njerëzimit, se nuk ka pasur trafikim të organeve. Krimet i ka shkaktuar Serbia e Sllobodan Millosheviqit”, ka deklaruar Veseli.

Mirëpo, as kjo nuk i bindi veteranët që të mos pajtohen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Xhavit Jashari e ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e OVL të UÇK-së, qëndrim ky që është i ditur tashmë, se kjo organizatë është kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

“Qëndrimi jonë është kundër krijimit të Gjykatës Speciale. Kështu po vazhdon përndjekja e luftëtarëve të lirisë”, ka thënë Jasharaj, i cili shtoi si pafajësia e bashkëluftëtarëve të tij është dëshmuar në Hagë si dhe në Gjykatat në Kosovë.

“Ne bëjmë thirrje që të mos njolloset lufta e UÇK-së”, ka deklaruar Jashari. /Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button