Siri, regjimi Assad shton sulmet në muajin Ramazan

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë u plagosën në Aleppo të Sirisë nga një sulm i forcave të regjimit të Bashar al Asad. Sulmi raportohet të jetë kryer me bomba fuçi, ndërsa viktimat janë kryesisht civil. Një foshnje e vogël është raportuar se është nxjerrur nga rrënojat, pasi shtëpia e saj ishte bërë rrafsh me tokë.

Sipas aktivistëve në terren, ushtria e Bashar Al Asad ka rritur sulmet që nga fillimi i Ramazanit. Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut ka konfirmuar numrin e vdekjeve.

Siç raporton Agjencia turke Anadollu, forcat e regjimit shkatërruan 500 shtëpi tri ditë më parë në afërsi të Aeroportit Ushtarak të Al-Mazzas, në veri të qytetit Daria.

Qeveria e Asad, e cila ka nën kontroll të plotë vetëm kryeqytetin Damask, ka qenë mbajtur nën rrethim qytetin Daria për dy vjet. Forcat e regjimit janë përpjekur për të hyrë në qytet në disa raste, por kanë dështuar çdo herë. Në verën e vitit 2012, trupat qeveritare kanë hyrë në qytet duke vrarë të paktën 800 civilë, kanë deklaruar grupet e të drejtave të njerit, por më pas janë detyruar të tërhiqen si pasojë e rezistencës nga grupet kryengritëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button