Jahjaga: Gjakmarrja mbetet një e kaluar e hidhur

Nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, sot në Prishtinë u organizua akademi përkujtimore, në shënim të 25-vjetorit të Lëvizjes Gjithëpopullore për Faljen e Gjaqeve në Kosovë.

Në fjalimin e saj, presidentja e vlerësoi lart veprimtarinë e Lëvizjes gjithëpopullore për pajtimin e gjaqeve.
Ajo tha se kjo lëvizje ishte një nga hapat e parë për ndërtimin e shtetit.

“Në maj të vitit 1990, u shtri dora e pajtimit, u hap rruga e ndryshimeve në shoqërinë tonë”.
“Kjo lëvizje i bëri bashkë të gjithë në luftën për ndërtimin e një shteti të ri”.

“Kjo nismë, vuri bazën e një lëvizje të përgjithshme, që qon drejtë pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Jahjaga në fjalimin e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button