Cilët janë faktorët që po e shkaktojnë ngecjen e Kosovës drejtë BE-së?

Mjegullimi i marrëveshjeve me Serbinë, i ish-Kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Thaçi e Daciq, të ndërmjetësuar nga EU, kaosi politik në vend, Veriu i Kosovës, trazirat, ikja ilegale e qytetarëve kosovarë, marrëveshja e djeshme Mustafa- Vucic, që vështirë se implementohet në praktikë, madje duke mos u përmendur Veriu, parapamja e një dialogu të ri me atë të fundit, bën të rezulton në mos emancipim në Integrimin Evropian, dhe kjo jo vetëm se i ka hutuar qytetarët e Kosovës, por edhe vet liderët apo përgjegjësit nuk e kanë idenë se si shtjellohet ky lëmsh.

Para se gjithash, është iniciativa për Bashkim Kombëtar, Kosovë- Shqipëri. Kjo ide nuk është për tu hedhur poshtë. Kjo kërkesë mund të ketë benefite të pa imagjinuara për ne. Për çfarë arsye? Megjithëse tendencat e vazhdueshme për BSH, sigurisht që bënë ndërkombëtarët, veçanërisht EU-në, të hapin sytë, duke pasur frikë se mos në Ballkan do ketë ndryshim kufijsh dhe po bëhet një shtet i fortë shqiptar apo ribashkim i tyre, si 10 milion njerëz të të njëjtit gjak, dhe se frika kryesore mbetet se “mos do ta humbasin kontrollin politik dhe ekonomik në të dyja vendet”.

Pas iniciativës, EU do të merrej më shumë me problemet e brendshme tek të dy vendet, si Kosovë dhe Shqipëri, dhe kjo do ishte kartë që do e shtynte EU-në për fokusim më të shtuar në Ballkan dhe për përshpejtim të proceseve integruese për vendet si Kosova dhe Shqipëria. Fillimisht në Kosovë do merrej me çështjen e veriut në favor të Kosovës dhe EU do të na përshpejtonte hapat drejtë anëtarësimit në familjen e saj. Parashoh se kjo do të ndodhte me qëllim të ndërrimit të vëmendjes së qytetarëve, koncentrim i tjetërsueshëm, që do të rezultonte në zbutje të acarimit, me qëllim që ne të „çorientohemi” për nga BSH, dhe në anën tjetër ne shqiptarët nga të dy palët si Kosovë dhe Shqipëri, të ndahemi të kënaqur me EU-në.

Kur flasim për ndërkombëtarët, jo edhe Amerika mund të jetë e tillë. Ne mund të presim përkrahje nga kjo e fundit për BSH dhe nuk është për t’u çuditur, sepse neve mund të përdoremi si vegël e mposhtjes së rivalitetit që ka Amerika ndërmjet EU-së! Ajo që do nxiste edhe më shumë BSH.

Hipotetikisht kur Serbia të bëhet shtet anëtar i EU’s, dhe kur Kosova do jetë në fazën e fundit të anëtarësimit, atëherë çdo gjë që shkon nëpërmjet parlamenteve kombëtare të shteteve anëtare, që ka të bëjë me Kosovën, Serbia nuk do ta votonte pro Kosovës, ashtu siç ka ndodhur me procesin e MSA me Shqipërinë, ku Greqia kishte vonuar me vite të tëra implementimin e saj, shkaku i kalimit të kësaj procedure nëpër parlamentet kombëtare.

Nuk e di nëse përpjekjet e krerëve dhe përfaqësuesve politik të Kosovës dhe Shqipërisë po luajnë me kartën e BSH për interesat e tyre personale dhe politike, apo kanë për qëllim që shqiptarët më në fund të jenë brenda kufijve të një shteti të vetëm kombëtar. Apo ndoshta të tillët synojnë të jenë edhe udhëheqës të shtetit të madh shqiptare!

Edhe bisedimet e fundit në Bruksel, të dy ish- Kryeministrave, të Kosovës dhe Serbisë, Thaçi- Daciq, të ndërmjetësuara nga ish-Përfaqësuesja e Lartë për punë të Jashtme dhe Siguri të EU-së-  Catherine Ashton, nuk kanë një raport të qartë për konkluzat e arritura. Përveç që qytetarët e Kosovës nuk shohin më shumë të drejta për veten e tyre, këta të fundit po marrin diskriminim të vazhdueshëm, si nga Veriu, Serbia apo EU, dhe nga ana tjetër kjo vazhdon të jetë e heshtur nga negociatorët apo liderët tanë.

Me që po flasim për Veriun e Kosovës, si një ndër problemet primare, themi se si aktualisht duhet vepruar?

Sigurisht që Kosova duhet ta luajë lojën e saj, të ketë një masë të konsiderueshme të marrëdhënieve bilaterale me serbët e veriut dhe Serbinë, por çfarë mund të jenë ato? Veriu mund të jetë me qytetarë të banueshëm me serb, por që ata duhet ta respektojnë dhe zbatojnë ligjet e Kosovës, sepse ata janë duke jetuar në Shtetin e Kosovës. Pavarësisht që Kosova thirret si Shtet multi-etnik, ne nuk jemi të tillë, ne jemi mbi 95% shqiptar. Gjithashtu serbët e veriut duhet të kenë targa të veturave të lëshuara me RKS, ose të paktën nga ato të UNMIK-ut “KS”, që ishin si të detyrueshme për serbet e veriut, e jo të vazhdojnë t’i mbajnë ato të Serbisë. Gjithashtu liria e lëvizjes në marrëveshjen e djeshme ndërmjet Mustafa- Vuciq, nuk flet për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në Veri, mos lejimi i lëvizjes së shqiptarëve në Veri, duhet të jetë e pranueshme për organet tona. E për  këto detyrime nuk duhet pritur ndërmjetësim, duhet marrë iniciativë, sepse EU është ajo e cila mundohet të jetë “sa më neutral” me qëllim të mos prishjes së bashkëpunimit me Serbinë. Gjithashtu edhe strukturat e reja qeverisëse në komunën e re të Mitrovicës së veriut, dunet të punojnë nën ombrellën e Prishtinës e jo të Beogradit.

Kur flasim për Serbinë, megjithëse ajo ka emancipuar me më shumë hapa se Kosova drejtë anëtarësimit në EU. Çfarëdo qoftë ajo, para se Serbisë do t’i nënshkruhet anëtarësia e saj për EU, nga 28 parlamentet  nacionale të shteteve anëtare, vetë Serbia do të duhet ta nënshkruan pranimin e Kosovës si Shtet  dhe ta garantojë me shkrim pranimin e Kosovës në anëtarësinë e EU-së. Hipotetikisht kur Serbia të bëhet shtet anëtar i EU’s, dhe kur Kosova do jetë në fazën e fundit të anëtarësimit, atëherë çdo gjë që shkon nëpërmjet parlamenteve kombëtare të shteteve anëtare, që ka të bëjë me Kosovën. Serbia nuk do të votonte pro Kosovës, ashtu siç ka ndodhur me procesin e MSA’s me Shqipërinë, ku Greqia kishte vonuar me vite të tëra implementimin e saj, shkaku i kalimit të kësaj procedure nëpër parlamentet kombëtare. Ky kusht duhet t’i vihet nga EU dhe Kosova,  por kjo gjë sikur po rrezikon të mos mbrohet nga liderët tanë.

E si çështje tjetër që duhet angazhim nga UE, është edhe mosnjohja e shtetit të Kosovës nga pesë shtete anëtare, gjë që po shkakton shumë ngecje për Kosovën gjatë procesit integrues, dhe kjo po bënē që UE të ketë ende qëndrim neutral për shtetin e Kosovës!

Nga e gjithë kjo, me kartën e BSH, konsiderojë se edhe Gjykata Speciale do të lihej pak a shumë anash nga ndërkombëtarët, me qellim të mos acarimit të qytetarëve tanë në numër 10 milionësh, duke ditur që kur bëhet fjala për patriotizëm, shqiptarët harrojnë politizimin apo pikëpamjet e tyre politike për partitë e brendshme që ata favorizojnë dhe pastaj ndodh që acarohen dhe veprojnë!.

Lind pyetja: Pse s’po mund të anëtarësohemi ?

Jemi aq larg! Kosova ka mundur ta nënshkruajë MSA-në, po si do të mund ta implementojë atë kur nuk ka stabilitet në shoqëri me minoritete (serbët)?  Edhe pse është më se e nevojshme nga të dyja palët. Gjithashtu Kosova “në të ardhmen mund të ketë marrëdhënie kontraktuale me EU-në dhe të bëhet kandidate për anëtarësim në EU”, po si mund të participojë pa implementimin e Kritereve të Kopenhagës?

Këtu më poshtë, në pika të shkurtra gjeni analizën time lidhur me Kriteret e Kopenhagës:

  1. Kriteri Politik, si kryesor që duhet të përmbushet, fare nuk gjenë bazë në Kosovë. a)Nëse shikojmë Institucionet, ato janë jo-funksionale, më së të shkatërruara, të mbytura në korrupsion apo edhe krim të organizuar.
    b) Nëse shikojmë për nga Demokracia dhe Sundimi i Ligjit, e që “si institucion kryesor kemi EULEX-in”, pa menduar larg mund ta lexojmë raportin e fundit që ka bërë lidershipi i EU-së për këtë mision, se sa i korruptuar ka qenë gjatë mandatit të saj. Gjithashtu edhe institucionet tjera për Sundim dhe Ligj, rezultojnë të jenë të politizuara. c)Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve, asnjëherë nuk mund të përfundojnë se përmbushuri si pikë kriteri, sepse ata kanë tejkaluar kornizën e përmbushjes, duke u dhënë aq të drejta, sa që të paktën Serbët prapë nuk janë të kënaqur…!
  2. Sa i përket kriterit Ekonomik, Kosova nuk ka zhvillim ekonomik dhe nuk mund të jetë vend konkurrent brenda Ballkanit, e mos të themi brenda UE-së, pse produktet vendore nuk janë të mbështetura siç duhet, si në financimin e prodhimit të tyre, gjithashtu edhe të plasimit dhe shitjes së tyre në tregun vendor e aq më pak atë rajonal, dhe si pasojë e kësaj, kemi importin e mallrave në Kosovë nga shtetet tjera fqinjë dhe me gjerë, e cila përveç që rrezikon buxhetin e vendit apo respektivisht të qytetarëve, duke e absorbuar atë dhe jo-plotësuar njëkohësisht, ajo ndihmon në ngritjen e papunësisë!
  3. Gjithashtu, sa i përket kriterit Juridik, Implementimi i Acquis Communautaire, e cila përbehet nga 35 kapituj, ku si primare janë 4 Liritë Themelore dhe njëra nga ato është Liria e Lëvizjes së Punëtorëve, e që Kosova ende nuk ka Liberalizim Vizash as për vizitor e le më.., e cila çdo ditë e më shume po shtyhet për shkak të ikjes ilegale dhe shkaku kryesorë i kësaj vjen si rrjedhojë e keq-qeverisjes që rezulton për qinda mijëra qytetarë të Kosovës të mos kenë kushte për mbijetesë.

Konkluzionin po e thurim me dy fjalë, se fajtor i ngecjes në këtë proces, është presioni politik i ndërkombëtarëve, shpeshherë me vendime me apo pa dëshirë, por që lidershipit tonë gjithmonë u ka munguar guximi të dalin në kundërshtim me ta, se mos humbasin karrigen e tyre. Faktori kryesorë që duhet ta pranojë fajin, sigurisht që është vet Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe mos harroni, jo vetëm kjo e fundit mbanë barrën!

Lajme të ngjashme

Back to top button