fbpx

Izraeli ndalon palestinezët që gjatë Ramazanit të vizitojnë Xhaminë Al-Aksa

Ushtria izraelite ka anuluar lejen për palestinezët që gjatë Ramazanit të premteve nga Gaza vizitojnë Jerusalemin dhe Xhaminë Al-Aksa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Izraeli ka lejuar palestinezët që gjatë muajit të Ramazanit çdo të premte të vizitojnë Jerusalemin dhe Xhaminë Al-Aksa.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Andraee në profilin zyrtar në Twitter ka shkruar se është marrë vendimi që të ndalohet kalimi nga Rripi i Gazës në Izrael.

“Është marrë vendimi që për arsye sigurie të ndalohet kalimi nga Rripi i Gazës në Izrael i personave që dëshirojnë të kryejnë faljen të premteve”, ka thënë Andraee.

Theksohet se vendimi në fjalë është marrë pasi që personat e panjohur mbrëmë nga Gaza lëshuan një raketë.

Izraeli ka njoftuar më parë që gjatë Ramazanit do të lejojë kalimin e një numri të palestinezëve nga Gaza në Mesxhidin Al-Aksa për të kryer namazin e xhumasë.

Lajme të ngjashme

Back to top button