Historitë më të famshme të dashurisë në Hollivud, të lindura duke xhiruar

Nëse Hollivudi na ka mësuar diçka është që gjenet e bukura e të mençura dhe orët e gjata në sheshxhirime, janë receta më e mirë për të gjitha llojet e romancave. Dhe sikur t’i urrejmë thashethemet, pëshpërimat për këto histori romantike na joshin jashtëzakonisht. Ja ku janë disa historitë më të bukura, që kanë mbaruar shpejt, por që në disa raste kanë ndryshuar statusin e të dashuruarëve.

Marilyn Monroe and Arthur Miller

Sado e pazakontë mund të jetë dukur ky çift, aq prekëse është historia e tyre. Para se të kishte seks, kishte letra dashurie dhe dramaturgu amerikan, mund të thuash me bindje që dinte si t’i përdorte fjalët. “Unë do të puth, do të mbaj afër vetes dhe gjëra të jashtëzakonshme do të ndodhin. Rrëshkitje, rrokullsije, shpërthime, turbullime të të gjitha llojeve. Dhe pastaj unë do të psherëtij. Dhe kur të vendosësh kokën në supin tim, do të ndjehem i uritur”, shkruhet në një nga letrat e pazbuluara më parë. Më e nxehtë se kaq!

Ingrid Bergman dhe Roberto Rossellini

Në fund të viteve ‘40, Bergman i dërgoi regjisorit italian një letër duke i sugjeruar të punonin bashkë që ishte njëkohësisht një hap i zgjuar dhe një tentativë flirti. Ajo mori pjesë në filmin e tij Stromboli (1950) dhe menjëherë më pas filluan një histori dhe pse ishin të dy të martuar. Kjo ngjarje tronditi imazhin e saj, zemëroi shumë fansa amerikanë dhe bëri që të akuzohej edhe në Senatin e SHBA. Qëndruan  për shtatë vjet të martuar.

Humphrey Bogart dhe Lauren Bacall

Bogart mund të ketë qenë 25 vjet më i madh sesa Bacall, por e tyrja është një nga historitë më të mëdha të dashurisë në Hollivud. Janë takuar në vitin 1944 në setin e filmit “To have and have not” kur ai i tha: “Pashë provën tënde. Do të kalojmë shumë mirë bashkë.” Ranë në dashuri menjëherë më pas, por Bogart ishte në një martesë problematike me bashkëshorten e tij të alkolizuar. U nda në dy pjesë mes dashurisë për Bacall dhe detyrës së bashkëshortit. Por në fund ndoqi zemrën, ata u martuan dhe jetuan tmerrsisht të lumtur deri në vdekjen e papritur të Bogart në vitin 1957.

Frank Sinatra dhe Ava Gardner

Për Sinatra-n, që ishte i njohur për suksesin e tij joshës me gratë, Ava Gardner ishte me të vërtetë e parezistueshme, aq sa ai la gruan, Nancy Sinatra, për të në 1951. U martuan 10 ditë pas finalizimit të divorcit. Unikë si çift, thuhet që historia e tyre nisi keq që në fillim pasi pasioni i fortë dhe sherret e pashmangshme nxitën shumë probleme anësore dhe grindje, edhe ngaqë karriera e Gardner ishte në ngjitje, ndërsa Sinatra po zbehej. Në vitin 1957, ata u ndanë, por në autobiografinë e saj Gardner ka thënë që ai ishte dashuria e jetës.

Elizabeth Taylor Richard Burton

E njohur si një nga historitë më shpërthyese të dashurisë, Taylor and Burton u takuan për herë të parë në setin e filmit Cleopatra (1963) dhe gjatë puthjes së parë për xhirim, e zgjatën aq shumë sa regjisori nuk dinte nëse duhet të thoshte “mjaft”… por kishte një problem të vogël. Të dy ishin të martuar dhe marrëdhënia e tyre u dënua nga Vatikani. Megjithatë ata vazhduan, u martuan dhe u ndanë dy herë. Gjatë kësaj kohe luajtën në disa filma të tjerë bashkë, ndërkohë që Burton e mbuloi Taylor me dhurata pa fund, përfshirë këtu dhe varësen me diamantë, me çmimin 1 milion dollarë.

Spencer Tracy dhe Katharine Hepburn

Tracy dhe Hepburn kishin një nga historitë më të gjata në Hollivud, plot 26 vjet bashkë, por në historinë  e tyre shumë anë nuk ishin të njohura. Ata e kaluan pjesën më të madhe të kohës bashkë, në apartamente të ndryshme duke dalë me persona të tjerë. Në të vërtetë, nëse do merreshin parasysh thashethemet, secili ndoqi rrugën e tij.

Meg Ryan dhe Russell Crowe

Pasi u takuan në setin e filmit Proof of Life në 2001, patën një histori shumë të mediatizuar dashurie. Ndërkohë Ryan ishte e martuar ende me Dennis Quaid, me të cilin ishte prej nëntë vjetësh. Ata u ndanë në vitin 2008 dhe Ryan tha që edhe Quaid nuk kishte qenë besnik gjatë martesës së tyre. Sa për historinë me Crowe, që nuk ishte nga ato të zjarrtat, ishte relativisht jetëshkurtër.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Këtë të dy janë njohur në setin e Mr. & Mrs. Smith në 2003 ndërkohë që Pitt ishte martuar me Jennifer Aniston. Jolie këmbëngul që nuk kishte asgjë mes tyre derisa ai u nda nga Aniston (që aktualisht është fejuar me Justin Theroux) në 2005, por pranon që shkëndijat fluturuan menjëherë. Pas nëntë vitesh bashkë, kur kanë edhe gjashtë fëmijë, u martuan në shtëpinë e tyre në Francë.

Jude Law dhe Sienna Miller

Law dhe Miller ishin ndoshta shumë të bukur, për të qëndruar bashkë. Gjatë viteve të historisë së tyre (u takuan në setin e filmit Alfie në vitin 2003), të dy përfunduan në faqet e para të gazetave për histori të tjera dashurie. Ndërsa ishin fejuar, Law e tradhtoi me dadon e fëmijëve dhe në të njëjtën periudhë, u përfol që Miller ishte përfshirë në një histori me kolegun e saj te  Layer Cake, Daniel Craig. Ata u ndanë në vitin 2006.

Kristen Stewart dhe Rupert Sanders

Një nga romancat më të çmendura të këtyre viteve: bota u trondit kur mësoi që Stewart, që në atë kohë po dilte me kolegun e saj te Twilight, të njohurin Robert Pattinson, ishte përfshirë në një histori me regjisorin e filmave ku interpretonte ajo Snow White dhe Huntsman (2012), Rupert Sanders. Pasoja më e rëndë e kësaj historie është  divorci i Sander nga bashkëshortja Liberty Ross, me të cilën kishin dy fëmijë. Pattinson e fali  Stewart, por së fundmi ata janë ndarë dhe janë lumturisht të fejuar me njerëz të tjerë….

Nga Marie Claire

Lajme të ngjashme

Back to top button