Flokë të hollë e të elektrizuar? Ja si t’i trajtosh

Flokët e hollë dhe që elektizohen shpesh janë vërtet bezdi për shumë femra. Zakonisht flokët e hollë janë ata që edhe elektrizohen më shumë, por elektrizimi vjen edhe për shkaqe të ndryshme, siç është dehidratimi, larja me ujë shumë të nxehtë, si dhe mungesa e trajtimit me maska sipas tipit të flokëve. Maska e mëposhtme do të të ndihmojë shumë për t’i bërë flokët më të fortë, por edhe për të zhdukur një herë e mirë elektrizimin e tyre.

Përbërësit:

Vezë (1 kokërr)

1/2 filxhan çaji kos

Në një enë të vogël rrih vezën dhe më pas bashkoje me kosin. Pasi ta kesh përzier mirë të gjithë masën, masazho flokët me mollëzat e gshtave. Mbaje në flokë për rreth 10 minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të ngrohtë. Përdore maskën një herë në javë.

Lajme të ngjashme

Back to top button