Identifikohet gruaja e djegur në parkun e qytetit të Shkupit

Sipas identifikimit të kryer, Ministria e punëve të brendshme konfirmoi se personi i djegur në parkun e qytetit në Shkup është një 45 vjeçare e Shkupit me inicialet R.S., njoftoi sot prokuroria publike e shtetit.

Prokurori publik kompetent për rastin dje e ka kryer ekspertizën në parkun e qytetit në vendin ku u gjet trupi i djegur i viktimës. Nga vendi janë marrë dëshmi, për të cilat prokurori publik dha urdhër për ekspertizë penale-teknike, si dhe urdhër për autopsi të trupit.

Prokurori publik ka folur edhe me një dëshmitar të ngjarjes. Dëshmitari, siç thuhet në deklaratë, i ka dëgjuar britmat e të ndjerës kur filloi ajo të digjet dhe e ka thirrur ndihmën e shpejtë me të cilën ka komunikuar derisa ajo arriti në skenë.

Prokuroria themelore publike në Shkup punon ta përcaktojë shkakun e incidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button