Nuk ka medalje për Sejfullaun

Elmedin Sejfullau shpërdoroi një mundësi të artë për të fituar medalje në Kampionatin Evropian për të rinjë, që është duke u zhvilluar në Stamboll të Turqisë. Mundësi i klubit të Lirisë, edhe pse vetëm 17 vjeç dhe më i ri në mesin e të gjithë garuesve në kategorinë e tij, debutoi në evenimetet e mëdha për juniorë dhe fal përvojës të vogël që e ka nga kjo shoqëri, nuk e shfrytëzoi rastin për arritje të madhe.

Sejfullau, e nisi shumë mirë garimin në kategorinë deri në 55 kilogram, ku në 1/8 e finales, fati deshti të takohet me kosovarin Drilon Syla, të cilin e mundi pa shumë vështirsi, me dush. Më pas, në 1/4 e finales, u takua me favoritin e madh nga Rusia, Ibragim Iljasov, nga i cili humbi me superioritet teknik. Pas kësaj, Iljasov u plasua në finale, që i mundësoi Elmedin Sejfullaut të vazhdoj garat, me repasazh, ku shpresoi për fitore dhe plasman në luftën për medalje të bronztë, por nuk ia doli.

Kundërshtar i tij i rradhës ishte Igor Chichioi nga Moldavia, me të cilin e nisi luftën shumë mirë, edhe avancoi, por në fund, nuk ia doli dhe e humbi sfidën me 6-3 në pikë. Me këtë disfatë, Sejfullau i humbi edhe shpresat për arritje më të mirë, duke mbetur me plasman në mesin e tetë mundësave më të mire të rinjë në Kontinentin e Vjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button